Taekwondisti Arbër Bajra, i kualifikuari i parë për Lojërat Evropiane 2023 - Gazeta Express
string(198) "%f0%9d%90%93%f0%9d%90%9a%f0%9d%90%9e%f0%9d%90%a4%f0%9d%90%b0%f0%9d%90%a8%f0%9d%90%a7%f0%9d%90%9d%f0%9d%90%a2%f0%9d%90%ac%f0%9d%90%ad%f0%9d%90%a2-%f0%9d%90%80taekwondisti-arber-bajra-i-kualifikuari-i"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/03/2023 14:26

Taekwondisti Arbër Bajra, i kualifikuari i parë për Lojërat Evropiane 2023

Sporte tjera

Gazeta Express

10/03/2023 14:26

Taekwondisti, Arbër Bajra, është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropiane, që prej 21 qershorit deri më 2 korrik do të mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.

Konfirmimi për Bajrën ka ardhur nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Unioni Evropian i Taekwondosë.

Lexo Edhe:

Bajra do të garojë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Sportistët e taekwondosë kualifikohen për në LE 2023, bazuar në renditjen e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa nga një Komitet Olimpik Kombëtar kualifikohet vetëm një për kategori.

Garat e taekwondosë në Lojërat Evropiane 2023 janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Krahas taekwondosë, Kosova pritet të përfaqësohet edhe me sporte tjera, disa prej të cilave llogariten edhe si Kampionate Evropiane dhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.