​LVV: Sulmet në veri, akte me elemente terroriste - Gazeta Express
string(55) "%e2%80%8blvv-sulmet-ne-veri-akte-me-elemente-terroriste"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 11:33

​LVV: Sulmet në veri, akte me elemente terroriste

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 11:33

Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur akte me elemente terroriste sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha institucionet e vendit do të fitojnë karshi sulmeve terroriste në veri.

Lexo Edhe:

“Në kohën kur po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet demokratike për kryetar komunash, institucionet tona janë përballur me sulme të vazhdueshme. Dje në mbrëmje në krye të detyrës zyrtare është plagosur një policë. Të mërkurën në lagjen e boshnjakëve në të cilën jetojnë shqiptarë, boshnjakë dhe serbë u raportuar se janë hedhur dy shok bomba, ndërsa në Mitrovicë të Veriut është hedhur një mjet shpërthyes pranë zyrave të KQZ-së. Gjitha këto akte u bënë pas kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit të Serbisë dhe zyrtarëve të lartë serbë të përfshirë në aktivitete  kriminale me qëllim të ndaljes së çdo lloj përpjekje dhe vendosjes së rendit ligjor dhe kushtetues në veriun e vendit. U  vërtetua edhe një herë ajo çka kemi thënë, në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë dhe shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë… Akteve të tilla sikurse këto dje nuk duhet të hezitojmë t’i japim epitetin e vërtet që iu takon, si akte me elemente terroriste, pasi ishin të tilla”, tha ai.

Ai kërkoi nga gjitha partitë politike që të jenë unike para gjuhës së dhunës dhe kërcënimeve ndaj Kosovës.

“Të nderuar deputetë të gjithë pa përjashtim duhet t’i dënojmë këto sulme. Para gjuhës së dhunës dhe kërcënimin karshi Kosovës duhet të jemi unik. Nuk guxojmë që me apo pa vetëdije të bëhemi pjesë e agjendave shtet rrënuese të Kosovës”, tha ai.

Policia  e Kosovës ka shtuar mbrëmë praninë në veri të Mitrovicës, për shkak të situatës së sigurisë.

Ndërsa tri ditë më parë (të martën) në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe./KP/