​Ku qëndron Kosova në luftën kundër pastrimit të parave - Gazeta Express
string(63) "%e2%80%8bku-qendron-kosova-ne-luften-kunder-pastrimit-te-parave"

Gazeta Express

12/12/2019 8:54

​Ku qëndron Kosova në luftën kundër pastrimit të parave

Gazeta Express

12/12/2019 8:54

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot organizon konferencë për media me temë: “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”.

Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.Prandaj, GLPS thotë se përkushtimi dhe fokusi i institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të jetë në trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie.Sipas tyre, mungesa e konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, kryesisht përmes pastrimit të parave tregon mungesën e profesionalizmit gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe gjykatave në Kosovë.  Në këtë konferencë, GLPS do të shpalosë të gjeturat e analizës të titulluar “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërlgjshme: Një relfektim i gjendjes aktuale”.

Lexo Edhe:

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe gjykatave në trajtimin e rasteve të pastrimit të parasë në Kosovë.

Kjo analizë thuhet se trajton edhe praktikat e ndjekura deri më tash nga këto dy institucione dhe trajton mundësinë e ndryshimit të legjislacionit lidhur me kompetencën e hetimit të këtyre rasteve.

Po ashtu, GLPS do të ofrojë një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të ndjekjes dhe gjykimit të veprës penale të pastrimit të parave.Konferenca për media do të fillojë në orën 14:00.