​Kreu i HRW-së tregon arsyet pse administrata Trump mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurti - Gazeta Express
string(95) "%e2%80%8bkreu-i-hrw-se-tregon-arsyet-pse-administrata-trump-mbeshteti-rrezimin-e-qeverise-kurti"

​Kreu i HRW-së tregon arsyet pse administrata Trump mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurti

Gazeta Express

06/04/2020 7:19

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch (HRW), Kenneth Roth, është deklaruar në lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai në një shkrim në Twitter thotë se administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump mbështeti rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti për të cilin shumë menduan se ishte “shansi i tyre i vetëm për të shpëtuar vendin nga liderët e korruptuar”.

Lexo Edhe:

“Në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata Trump mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të cilin shumë menduan se ishte shansi i tyre i vetëm për të shpëtuar vendin nga liderët e korruptuar”, shkruan Roth.