​Haradinaj për Ligjin e Pagave: Dyshoj se vonesat po bëhen me skenarë të qëllimshëm - Gazeta Express
string(90) "%e2%80%8bharadinaj-per-ligjin-e-pagave-dyshoj-se-vonesat-po-behen-me-skenare-te-qellimshem"

Gazeta Express

08/12/2019 15:56

​Haradinaj për Ligjin e Pagave: Dyshoj se vonesat po bëhen me skenarë të qëllimshëm

Gazeta Express

08/12/2019 15:56

Avokati i Popullit e ka dërguar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatë Kushtetuese, për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Për këtë, Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, po thotë se vonesat në zbatimin e këtij Ligji duket të jenë të qëllimshme

Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Lexo Edhe:

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se ka dyshime se vonesat në zbatimin e Ligjit për pagat duket të jenë të qëllimshme.

“Është tepër zor për mua me e thënë këtë që po e them, por e kam njëfarë dyshimi që po bëhen me qëllim këto skenare të vonesave të ligjeve. S’duhet me e thënë këtë  një kryetar Qeverie, ne i besojmë institucioneve, edhe Avokatit të Popullit e të gjithave, por e kam një dilemë se është pak e qëllimshme kjo zhagitje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se  mund të fillojë zbatimi i Ligjit, ndërkaq nëse ka ankesa nga palë të caktuara, ai mund të amandamentohet.

“Nëse ka ndonjë të metë ky Ligj, mund të amandamentohet sikurse çdo Ligj tjetër në Kosovë, s’ka Ligj që s’mund të amandamentohet, amandamentohet edhe Kushtetua nëse ka pajtim me dy të tretat, nuk e kuptoj pse s’bën ky Ligj me fillu e pastaj nëse është dëmtu një palë e caktume, atëherë mund të amandamentohet Ligji. Por që të vonohet zbatimi i Ligjit, është e papranueshme sipas anës time”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët se kush po e vonon Ligjin e pagave, Haradinaj tha se nuk po e kupton as vetë se çka është duke ndodhur.

“Nuk muj tash unë me hy, me thanë të drejtën s’po e kuptoj çka po ndodhë, por tepër e pakuptueshme e panevojshme, diçka që s’ka logjikë. Ligji fillon me me u zbatu, nëse ka ndonjë vërejtje në ndonjë nen, për shembull nëse është një palë e caktume që është dëmtu mundet me kërku amandamentim, unë jam i sigurt se partitë politike  do të kenë kujdes. Ne e dimë që teknikët medicinalë nuk janë të kënaqur, por ka mundësi amandamentimi, por që të ndalet Ligji të mos e marrë mjeku, mësuesi, e të tjerët pagën me rritje, është e pakuptimtë”, deklaroi Haradinaj.

Ligji i ri për paga, është miratuar në shkurt të këtij viti, kurse ka hyrë në fuqi më 2 nëntor të këtij viti.

Sipas këtij ligji, rreth 70 për qind e punëtorëve në sektorin publik, nga muaji dhjetor pritet që të marrin pagat në rritje./Express/