​​Zbulohen municione në tokën e ndërtimit të fabrikës “Tesla” - Gazeta Express
string(75) "%e2%80%8b%e2%80%8bzbulohen-municione-ne-token-e-ndertimit-te-fabrikes-tesla"

​​Zbulohen municione në tokën e ndërtimit të fabrikës “Tesla”

Gazeta Express

22/01/2020 19:10

Një pjesë e tokës ku do të ndërtohet fabrika e re e “Tesla”-s në Gjermani, është e mbushur me municione, njoftuan zyrtarët e shtetit të Brandenburgut.

Në një parcelë 60 hektarë në Gruenheide, e ndodhur në skajin juglindor të Berlinit, janë zbuluar rreh 85 kilogramë municione.

Lexo Edhe:

Në këtë zonë mendohet të ketë 220 kratere bombash.

Banorët gjermanë, kanë kundërshtuar ndërtimin e fabrikës në këtë vend, pasi sipas tyre për ta ndërtuar fabrikën do të duetet të shpyllëzohen dhjetëra hektarë dhe kjo do të ndikojë negativisht në ekosistemin e vendit.