Kushtoi mbi 6 milionë euro, por Qendra e Paraburgimit ka filluar të prishet


Gazeta Express
25 Prill 2019 19:51


U përurua në janar të 2018.

Por, që atëherë, Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ka pësuar shumë dëmtime.

Pos rrjedhjes së ujit që ka krijuar lagështi, aty është krijuar edhe myk.

Në këtë qeli ku mbahen të paraburgosurit, myku vetëm se ka mbuluar vendin.

E njëjta gjendje është edhe brenda qelive të tjera.

Më mirë nuk janë as dhomat e veçimit ku vendosën të paraburgosurit problematik.

Ani pse nuk janë përdorur asnjëherë, ato kanë filluar të prishen.

E dëmtimi duke se do të vazhdojë ende pasi siç shihet në këto pamje ndërtimi është i dobët.

Shefi i Sigurisë në këtë qendër, Skender Sopjani, tregon për T7 ankesat e të burgosurve.

E as siguria e përgjithshme duket se nuk është në nivel, pasi për shkak të mungesës së stafit, kullat vrojtuese janë bosh.

Por, as gjendja fizike e kullave nuk është e mire.

As teli i shëtitores ku 100 të burgosur kalojnë orët e pushimit nuk është adekuat thonë zyrtarët e qendrës.

E probleme ka edhe me impiantin e ujërave të zeza, i cili ka filluar të dëmtohet.

Për të gjitha këto probleme ka njohuri edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Nehat Thaçi.

Të burgosurit që janë pak mbi njëqind, këtë gjendje të keqe të kësaj qendre të paraburgimit ia kanë shprehur edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Qendra e Paraburgimit që kushtoi mbi 6 milion euro u përurua vitin e kaluar nga Ministri i Drejtësisë dhe ai Administratës Publike.

Këta të fundit me anë të një e-maile kanë thënë për T7 se do të marrin të gjitha masat e nevojshme konform kompetencave të MAP, kushteve të garancionit dhe të kontratës, por pa dhënë ndonjë informacion shtesë.

Te fundit


Kthehu lart