Ku dhe si po i shijon pushimet Era Istrefi?


Gazeta Express
23 Maj 2019 7:57

Është një nga emrat më të dashur e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Këngëtarja e famshme, Era Istrefi, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive në muzikë së fundmi ka gjetur pak kohë edhe për veten.

Përkundër angazhimeve të shumta, Era duket se po shijon disa ditë të mira pushimi në Ibiza të Spanjës. Bukuroshja jonë ka sjellë disa fotografi e video në rrjetet sociale, gjersa tregon se po argëtohet pafund.

Era po ashtu është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Nuk e di”, në bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

Megjithatë, 24-vjeçarja ishte nisur menjëherë për në Londër për të punuar në projekte të reja ndërkombëtare që pritet të publikohen në muajt në vazhdim.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart