​Yndyrat e nevojshme për të rritur jetëgjatësinë


Gazeta Express
13 Gusht 2019 23:37

Një dietë që zëvendëson yndyrat në mish me ato të gjendura tek produktet bimore mund të ul rrezikun e vdekjes së parakohshme të njerëzve me 24-26%, sipas një studimi të fundit.

Yndyrat me bazë bimore, si ato që gjenden tek avokado dhe vaji i ullirit, ul konsiderueshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme të një personi, ka zbuluar një studim nga Universiteti i Harvardit.

Më saktësisht, një dietë e pasur me yndyra mono-të-pangopura, me bazë bimore, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 16%, krahasuar me një dietë në mungesë të këtyre lëndëve ushqyese.

Gjatë studimit, ku u analizuan të dhënat kërkimore të 22 viteve të fundit, shkencëtarët zbuluan se llojet e yndyrave që njerëzit konsumojnë bën një diferencë të madhe në jetëgjatësinë e tyre.

Shkencëtarët mblodhën të dhëna nga 93 mijë gra dhe burra. Ata krahasuan vlerat ushqyese të yndyrave të gjendura tek produktet shtazore dhe bimore. Yndyrat shtazore gjenden tek mishi i kuq, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Ndërsa burimet bimore përfshijnë avokadon, frutat e thata, gjalpin e kikirikut, vajin e ullirit dhe vajin e susamit.

Rezultatet treguan se një dietë e pasur me yndyra mono-të-pangopura ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 16% krahasuar me dietat e ulëta në këto lëndë ushqyese.

Për më tepër, zëvendësimi i 2-5% të kalorive me yndyra me bazë bimore lidhet me 10-15% shanse më të larta për mbijetesë. Kur ky kalkulim u përsërit me yndyra mono-të-pangopura dhe burimet me bazë bimore, rreziku i vdekjes u ul me 24-26%.

Te fundit


Kthehu lart