​Pompeo: Synojmë armëpushim në Siri, jo prishje të marrëdhënieve me Turqinë


load
Gazeta Express
16 Tetor 2019 18:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shpreson se vizita e tij në Turqi do të çojë Ankaranë drejt një armëpushimi në Siri, por theksoi se Uashingtoni nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëniet Turqinë.

“Qëllimi ynë nuk është të prishim marrëdhëniet me Turqinë”, deklaroi sot Pompeo për kanalin televiziv amerikan, Fox Business Network, disa orë para nisjes për në Turqi së bashku me zëvendëspresidentin, Mike Pence.

“Ata duhet të ndalojnë, kemi nevojë për armëpushim që të mund ta zgjidhim këtë situatë”, deklaroi ai.

Pompeo theksoi se SHBA-ja ka një marrëdhënie të vështirë me Turqinë, por shpreson për një zgjidhje të duhur pas përfundimit të vizitës.

Te fundit


Kthehu lart