​Në 100-vjetorin e masakrës së Gurbardhit nis rregullimi i varrezave të 22 martirëve


Gazeta Express
22 Korrik 2019 13:42

Njëqind vjet më parë, në fshatin Gurbardh, kishte ndodhur një prej masakrave më të mëdha të asaj kohe, ku forcat serbo-malazeze, kishin vrarë 22 banorë të fshatit.

Në kujtim të kësaj masakre dhe në kujtim të të vrarëve, sot kanë filluar punimet për rregullimin e varrezave të martirëve, të vrarë në këtë masakër.

Në fillimin e punimeve për rregullimin e këtyre varreza morën pjesë edhe kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha dhe mësuesi Haxhi Berisha.

Këta të fundit e kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti, për rregullimin e varrezave.

Projekti për rregullimin e varrezave financohet nga Komuna e Malishevës.

Te fundit


Kthehu lart