​Katër vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilevci


Gazeta Express
15 Gusht 2019 7:11

Sot mbushen katër vjet qëkur u nda nga jeta akademik Esat Stavilevci.

Ai u lind më 11 korrik 1942 në Gjakovë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. 

Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974. Prej vitit 1965 deri në pensionim, punoi si profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoratës. Nga viti 2000 ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në ato juridike-kushtetuese, në fushën e sistemeve politike-krahasimore, administratës dhe administrimit publik në përgjithësi, metodologjisë së shkencave shoqërore dhe juridike, si dhe në fushën e terminologjisë juridike.

Te fundit


Kthehu lart