​Ardhja e Zidanit, lajm i keq për Bale


Gazeta Express
12 Mars 2019 13:55

Kur Gareth Bale e zbuloi se Zinedine Zidane po kthehej në karrigen e trajnerit të Real Madridit, ai mund të jetë shqetësuar edhe më shumë për të ardhmen e tij në klubin madrilen.

Dyshja nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe përkundër që e mbajtën një marrëdhënie profesionale për dy vjet e gjysmë, marrëdhënia e tyre u prish dalëngadalë deri në verën e vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Gjërat mes këtyre të dyve nuk shkuan aspak mirë gjatë fundit dhe nëse Zidane nuk do të ishte larguar nga pozita e trajnerit në fund të sezonit të kaluar, atëherë Bale me siguri do ta kishte gjetur një klub të ri.

Zidane e ka marrë pak kohë për të pushuar dhe tani do të kthehet me mendjen e liruar nga paragjykimet. Mirëpo, stili dhe qasja e tij gjatë ndeshjeve nuk përshtatet me stilin e lojës së Bale.

“Zidane nuk foli me mua për largimin e tij. Nuk kam folur me të që nga finalja e Ligës së Kampionëve. Kishim marrëdhënie të mirë, por nuk do të thosha se jemi shokë”, ka thënë Bale së fundi.

“Unë isha i zemëruar që mbeta në bankën rezervë në Kiev sepse kisha luajtur mirë që kur isha kthyer nga lëndimi. I kisha shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit dhe mendoja se e meritoja të isha titullar”.

Por, Zidane e kishte parë situatën me një sy tjetër. Ai vendosi ta niste lojën me formacionin 4-4-2, të cilin zakonisht e përdorte në ndeshjet e mëdha. Në mesfushë startuan Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric dhe Isco, ndërsa sulmi përbëhej nga Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Bale ishte bërë lojtari i 12-të apo i 13-të dhe uellsianit nuk i pëlqente aspak kjo gjë.

Kthimi i Zidanit në Santiago Bernabeu i nxit edhe më shumë spekulimet se ky mund të jetë fundi i karrierës së Bale me Real Madridin. Agjenti i Bale, Jonathan Barnett, kishte thënë se uellsiani nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit, mirëpo ardhja e Zidanit mund ta ndryshojë këtë gjë.

Përveç kësaj, Real Madridi kishte planifikuar ta shesë futbollistin gjatë afatit kalimtar të verës, për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta gjatë ndeshjeve të këtij sezoni.

Vetëm disa minuta pasi u bë i ditur lajmi se Zidane është trajneri i ri i Real Madridi, Bale postoi në rrjetet sociale. Megjithatë, postimi i tij nuk kishte të bënte asgjë me francezin, pasi që futbollisti vetëm e kishte kujtuar një moment kur kishte luajtur golf. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart