ZYRTARE: Shtyhet prapë fillimi i sezonit të ri të Superligës - Gazeta Express
string(59) "zyrtare-shtyhet-prape-fillimi-i-sezonit-te-ri-te-superliges"

Gazeta Express

28/09/2020 16:30

ZYRTARE: Shtyhet prapë fillimi i sezonit të ri të Superligës

Gazeta Express

28/09/2020 16:30

Kjo është hera e dytë që shtyhet fillimi i edicionit 2020/2021. Liga elitare e basketbollit kosovar do të nisë në fund të muajit tetor

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shtyrë përsëri fillimin e sezonit të ri të Superligës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur ta shtyjë fillimin e edicionit 2020/2021 në mënyrë që t’ju japë kohë të mjaftueshme skuadrave të saj për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.

Në këtë mënyrë, sezoni i ri i Superligës do të fillojë më 28 e 29 tetor.

Ndërkohë, është shtyrë edhe afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste, i cili do të jetë valid deri më 5 tetor në ora 16:00.

Ndër të tjera, është shtyrë edhe Superkupa e Kosovës, që do të mbahet nga 21 deri më 25 tetor.

Kurse, ndeshjet e “play-outit” do të zhvillohen më 14 dhe 17 të muajit tjetër. /Gazeta Express/