Zyra e BE’së për Express: Ligji për vlerat e UÇK’ së dëmton lirinë e shprehjes - Gazeta Express
string(75) "zyra-e-bese-per-express-ligji-per-vlerat-e-uck-se-demton-lirine-e-shprehjes"

Gazeta Express

07/08/2020 17:35

Zyra e BE’së për Express: Ligji për vlerat e UÇK’ së dëmton lirinë e shprehjes

Gazeta Express

07/08/2020 17:35

Bashkimi Europian u është bashkuar misioneve diplomatike në Kosovë që po e kundërshtojnë projektligjin mbrojtjen e vlerave të UÇK’së. Zyra e BE’së në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express thekson “projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së përmban dispozita të dëmshme për lirinë e shprehjes”.

Kjo zyrë u ka bërë thirrje deputetëve që rishqyrtojnë dizpozitat e tilla.

Lexo Edhe:

“Ne u bëjmë thirrje ligjvënësve të Kosovës që të rishqyrtojnë dispozitat e tilla. Nëse miratohet në formatin e tashëm, ky ligj do të minojë përpjekjet vendore dhe ndërkombëtare për të forcuar më tej respektimin e të drejtave themelore në Kosovë” thuhet në përgjighen e Zyrës së BE’së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një pjesë integrale e Historisë së Kosovës. Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithatë, përmban dispozita që ngrisin shqetësime serioze në lidhje me të drejtën e njerëzve për të pasur mendimin e tyre. Këto dispozita minojnë dhe penalizojnë lirinë e shprehjes, një element kryesor i vlerave themelore evropiane dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut” thuhet më tej në përgjigje.

BE potencon se demokracitë moderne mbështeten “në një kontroll kritik dhe debate të informuara për të diskutuar dhe interpretuar ngjarjet historike dhe për të arritur përparim”.

Deri më tani projektligjin e kanë kundërshtuar nga Ambasada e SHBA’së, Gjermanisë e Zvicrës duke potencuar të gjithë se ligji ka problem me lirinë e shprehjes dhe se do ta cenonte atë.

Por, në një prononcim për Gazetën Express Nënkryetari i OVL UÇK’së, Nasim Haradinaj thotë se Ligji për vlerat e luftës së UÇK’së nuk cenon në asnjë mënyrë të drejtat dhe liritë e njeriut siç po thonë ambasadat e huaja në vend. Por, sipas tij veteranët  kërkojnë që ligji të kalojë në lexim të parë, pastaj janë të hapur për ndryshime dhe plotësime.