Zhvillimet në pikat kufitare me Serbinë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit - Gazeta Express
string(87) "zhvillimet-ne-pikat-kufitare-me-serbine-ambasadoret-e-quint-it-i-shkojne-ne-zyre-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2021 12:53

Zhvillimet në pikat kufitare me Serbinë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Lajme

Gazeta Express

21/09/2021 12:53

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë takuar sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Këtë e kanë konfirmuar për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Takimi i sotëm i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it duket se vjen pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e Serbisë, të vendosur të hënën nga Qeveria e Kosovës.

Pas hyrjes në fuqi të reciprocitetit ndaj targave të Serbisë, forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, pa u pajisur me targa të përkohshme “RKS”.

Pagesa për targat e përkohshme është 5 euro dhe vlefshmëria e saj është 60 ditë./GazetaExpress/