Kthehu lart

Kush i ktheu investimet në Ferizaj?

Kush i ktheu investimet në Ferizaj? GazetaExpress

Komuna e Ferizajt ka vite të tëra që ka vuajtur jo vetëm për një përfaqësim më dinjitoz nëpër institucionet e nivelit qendror , por edhe për financim të projekteve infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve.

Mirëpo viteve të fundit është vërejtur një gatishmëri më e madhe që projekte madhjore të realizohen edhe këtu me mjete të qeverisë së Kosovës, ndonëse krahas numrit të banorëve dhe kontributit në mbushjen e arkës së shtetit ende Ferizaj mbetet jo i vlerësuar mirë. Këto ditë banorë të fshatrave Dardani, Mirosalë, Pojatë e Softaj i janë gëzuar fillimit të punimeve për një projekt madhor i cili do të shtrihet nëpër lokalitetet e ku jetojnë ata.

Vjen një rrugë 7 kilometrëshe që lidh këto fshatra dhe do të ndikojë në përmirsimin e kualitetit të jetës së tyre , por edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane, ndërsa projekti po realizohet falë bashkëpunimit të mirë që ka instaluar komuna e Ferizajt Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës gjatë këtyre 4 viteve të fundit.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa nuk heziton ta përmend disa herë se i është dashur të jetë mjaft këmbëngulës kur ka dërguar projekte nëpër Ministritë e ndryshme ka pasur mjaft punë deri sa janë përfunduar të gjitha bisedimet për realizim të sukseshëm të këtyre punëve .

Ai përmend se vetëm nga Ministria e Infrastukturës janë investuar rreth 20 milion euro në Ferizaj gjatë viteve të fundit ku hyn edhe projekti I rrugës për në fshatin Mirosalë I filluar këto ditë.

“Është një segment modern që i ka munguar komunës së Ferizajt dhe deri më tani banorët e këtyre fshatrave për të mbajtur lidhjet farefisnore është dashur të marrin rrugën në drejtim të Ferizajt, prandaj ne po lirojmë qarkullime dhe po i lidhim fshatrat mes vete ashtu siç janë të lidhura në mënyrë organike edhe përmes lidhjeve farefisnore. Unë jam i lumtur që ne po realizojmë projekt tepër të rëndësishme e të paparë ndonjëherë në të gjitha qeveritë e pasluftës.

Përfitimet që ka pasur komuna e Ferizajt vetëm nga Minisitria e Infrastrukturës janë mbi 20 milionë euro . Janë këto përfitme që i japin kuptim edhe zhvillimit të përgjithshëm të komunës së Ferizajt si njëra ndër komunat industrialisht më të zhvilluara në Kosovë, sepse asfaltimet ne i kuptojmë edhe si infrastrukturë paraparake edhe për vendosjen e bizneseve të fuqishme” ka deklaruar kryetari Svarqa duke shtuar se vetëm projekti i filluar së fundi ka një kosto pre 700 e 80 mijë eurosh. E sipas një memorandumi të nënshkruar në mes komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës janë planifikuar të realizohen edhe disa projekte të tjera siç janë rregullimi i i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare, zgjerimi i rrugës ”Brahim Ademi” & Driton Islami”, asfaltimi i rrugës Babush – Tërrn – Luboc – Koshare – Slivovë. Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj që përshkon fshtrat Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojzë – Dramjak – Nerodime, ndërtimi i nënkalimit për automjete te hekurudha, në fshatin Varosh, zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik – përmes lagjes Qarkoshëve e cila lidh Ferizajn me Vitinë përmes një segmenti më të shkurtër, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaçkë . Ndërkaq projektet e përfunduara në vitin e kaluar e që janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Ferizajt janë: Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë, asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime – Jezerc, ndërtimi i rrugës Mushtisht-Budakovë-Jezerc si dhe asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit.


    Temat:
    Data: 11 Tetor 2017 16:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera