Zemaj: MSH-ja nuk po vaksinon sipas Planit Shtetëror për Imunizim, fton organet e rendit për hetim - Gazeta Express
string(96) "zemaj-msh-ja-nuk-po-vaksinon-sipas-planit-shteteror-per-imunizim-fton-organet-e-rendit-per-hetim"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:50

Zemaj: MSH-ja nuk po vaksinon sipas Planit Shtetëror për Imunizim, fton organet e rendit për hetim

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:50

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë që vaksinimi në Kosovë nuk është duke shkuar sipas Planit Shtetëror për Imunizim. Ai përmes një konferencë për media është ankuar se ky plan ka mbetur vetëm në ueb faqen e ministrisë dhe se i njëjti nuk është vënë në praktikë, shkruan Gazeta Express.

“Plani i imunizimit nuk është respektuar, nuk është marrë parasysh. Ka mbetur ashtu siç e kemi lënë në ueb faqen e MSh-së. Sot në të gjitha QKMF-të e Kosovës kanë qenë të përgatitura për marrjen e vaksinave. Vaksinat nuk kanë shkuar. Ka kërkesa që nga ky çakordim total janë drejtuar për në Prishtinë e që nuk është dashur që të ndodhë”, ka thënë Zemaj.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë Zemaj ka thënë se punët e mira nuk janë duke vazhduar por duke stagnuar për inate politike.

“Kjo tregon vetëm neglizhencë por mbi të gjitha tregon edhe logjikën e mbrapsht që punët e mira nuk duhet të vazhdojnë por të stagnojnë për inate politike. Për inate politike nuk vihet në pikëpyetje shëndeti i qytetarëve tanë.  I ftoj organet hetimore që t’i hetojnë këto çështje”, ka thënë më tutje ai.

Aktualisht në Kosovë është duke u zhvilluar procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65-vjeçare.

Sipas Planit Shtetëror për imunizim grupmosha 65-79 do të vaksinoheshin në fazën e dytë. /Express/