Zemaj: Jemi në komunikim intensiv për vaksinat kundër Covid-19 - Gazeta Express
string(61) "zemaj-jemi-ne-komunikim-intensiv-per-vaksinat-kunder-covid-19"

Zemaj: Jemi në komunikim intensiv për vaksinat kundër Covid-19

Gazeta Express

06/08/2020 23:55

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pret që Kosova të bëhet pjesë e programeve të vaksinimit kundër Covid-19.

Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Kosova do të aplikojë për aq vaksina sa ka banorë.

Lexo Edhe:

“Ne aplikojmë aq sa është numri i banorëve. Do të bëhemi pjesë e këtyre programeve. Jemi në komunikim intensiv”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, për vaksina do të bëhen “marrëveshje përmes institucioneve, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, zyrës së BE’së dhe Komisionit Evropian”. /Express/