
“Ekonomia e Kosovės ėshtė de fakto e kontrolluar nga Qeveria. Qeveria ėshtė punėdhėnėsi mė i madh nė Kosovė.”
Presidenti Sejdiu dhe LDK akoma nuk janė nė gjendje tė marrin vendime, prandaj dėshtoi nisma jonė pėr koalicion parazgjedhor. Oferta ishte serioze dhe Letra sishte e panegociueshme. Fytyra e LDKsė, e shpaluar gjatė fushatės, doli se nuk paska qenė e vėrtetė. Sivjet mund tė mbahen zgjedhjet nacionale, vetėm nėse kėtė e kėrkon PDK dhe LDK. Qeveria Thaēi do tė mbahet nė mend pėr pėrpjekjen e pareshtur tė kontrollit. Blerim Shala, Nėnkryetar i Parė i AAKsė, flet pėr Express.
Express: A keni pritur qė Presidenti Sejdiu do ta refuzojė ofertėn e AAKsė pėr njė koalicion parazgjedhor?
Blerim Shala: Kjo ka qenė njė ofertė serioze. Nuk kemi bėrė kalkulime tė tipit hajt tė provojmė, sepse e dimė se ai do ta refuzojė ose hajt tė provojmė, sepse e dimė se ai do ta pranojė. Si kemi ardhur deri te kjo ofertė? Njėqind pėr qind ky ėshtė rezultat i 15 nėntorit, i fushatės sė LDKsė. LDK, nė kėtė fushatė, ka pasur qasje ekskluzivisht antiqeveritare, megjithėse ėshtė partnere nė Qeveri. Ajo ēfarė provoi tė thotė LDK nė kėtė fushatė, ishte se ne jemi opozitė dhe qė ne nuk rrimė mė nė Qeveri me PDKnė. Kėtė e kanė thėnė njėqind herė. Rezultati i zgjedhjeve pėr kėshilltarė tė kuvendeve komunale nė nivel tė Kosovės ėshtė se PDK i ka 31 pėr qind, LDK mbi 25 pėr qind dhe AAK 18.4 pėr qind. Njė matematikė e thjeshtė tregon se, sė bashku, AAK dhe LDK kanė njė shumicė evidente. Nė kėtė kontekst, logjikshėm ne synonim ta merrnim agjendėn politike tė kėtij viti nė duart tona, tė ofrojmė njė koncept tė koalicionit parazgjedhor tė paprovuar te ne, dhe ti fitojmė zgjedhjet, tė cilat do tė mbaheshin nė vitin 2010. Kėshtu, ne do ta ndalnim trendin e zhvillimeve negative nė vend.
Express: Ju shpalosėt idenė e kėsaj letre, por a mund tė na tregoni rrjedhėn e ngjarjeve qė i paraprinė shkrimit tė saj?
Blerim Shala: Ne kemi pasur takime joformale me zyrtarė tė LDKsė. Unė kam pasur njė takim, pėr bindjen time, shumė tė mirė, me z. Eqrem Kryeziu, para Vitit tė Ri. Aty, ne i kemi diskutuar zhvillimet e pėrgjithshme politike, por edhe pėrkrahjen e AAKsė pėr kandidatin e LDKsė pėr Kryetar tė Prizrenit. Thjesht, ajo ēfarė ėshtė prezantuar nė atė letėr, pėr bindjen tonė, ka qenė njė konsekuencė e natyrshme e zhvillimeve nė periudhėn tetor-nėntor tė vitit tė kaluar, ku nuk duhet harruar edhe ngjarjen e njohur tė ZanziBarit. Ne na mori mendja se tė gjitha elementet u bėnė bashkė dhe qė duhet tė ofrojmė atė propozim. Letra ka qenė krejtėsisht e negociueshme. Nuk ėshtė e vėrtetė se ne kemi bėrė njė propozim qė nuk ėshtė i negociueshėm. Por, u pa se LDK dhe Presidenti Sejdiu akoma nuk janė nė gjendje tė marrin vendime. Njė prej ēėshtjeve qė na ka shtyrė ta bėjmė kėtė propozim ėshtė se LDK, deri nė atė periudhė, e ka pasur nė tavolinė vetėm njė opsion - atė tė rikompozimit tė Qeverisė. Me ofertėn tonė, ata i kanė pasur dy opsione nė tavolinė - a tė shkojnė nė zgjedhje pėrmes njė koalicione me AAKnė, apo ti kthehen opsionit tė rikompozimit tė Qeverisė. Ne sot jemi mė 11 mars dhe as nuk ėshtė bėrė e para, e as e dyta. Nė politikė, situata tė tilla tė pezullta janė tė padurueshme.
Express: Pse Presidenti nuk e pranoi ofertėn tuaj?
Blerim Shala: Si po duket, procesi i vendimmarrjes nė LDK ėshtė tej mase i ndėrlikuar dhe kjo vjen pėr shkak tė dykuptimėsisė sė posteve qė mban Presidenti.
Express: Pse AAK e barasvlerėsoi veten me LDKnė nė ofertėn e saj qė u dėrgua nė Presidencė? Dihet se LDK ėshtė parti mė e madhe se AAK...
Blerim Shala: Duhet thėnė se diferenca mes LDKsė dhe AAKsė, nė zgjedhjet e fundit, ėshtė zvogėluar shumė. Gjithēka ka qenė e negociueshme. Por, puna ngeci nė nivelin bazik - a ėshtė Kosova mirė apo keq? Nė zgjedhjet e fundit, LDK tha se Kosova ėshtė keq dhe kėsaj Qeverie i ka ardhur fundi.
Express: Haradinaj ka thėnė se tash e tutje do tė mbajė qėndrim edhe ndaj LDKsė, nė kuptimin se nuk do ti amnistojė Ministrat e LDKsė. A e dėmton kjo partneritetin tuaj tė rėndėsishėm me LDKnė?
Blerim Shala: Sė pari, duhet thėnė se ne nuk kemi bėrė pazare, nė kuptim se po i kritikojmė vetėm Ministrat e PDKsė e jo ata tė LDKsė. Ne kemi menduar se fytyra e vėrtetė e LDKsė ėshtė ajo e shpaluar gjatė fushatės, pra fytyrė opozitare. Derisa LDK qė merr pjesė nė Qeveri, ėshtė LDK false. Prandaj, konkludimi ynė ishte se duhet tė ndėrtojmė koalicion me kėtė LDKnė e vėrtetė. Tash po del se fytyra e LDKsė, e shpaluar gjatė fushatės, nuk paska qenė fytyra e vėrtetė.
Express: Gjatė fushatės, AAK ka thėnė vazhdimisht se nė fund tė 2010 Ramush Haradinaj do tė jetė nė krye tė Qeverisė. Por, pas takimit Haradinaj-Sejdiu u kuptua se kjo nuk do tė ndodhė...
Blerim Shala: Dinamika e proceseve politike prej tetorit e deri nė nėntor 2009 ka qenė se do tė ketė zgjedhje tė reja dhe qė do tė mund tė formohej koalicioni LDK-AAK. Tju them krejt hapur, diplomatėt perėndimorė, me tė cilėt kemi kontaktuar nė vjeshtė tė vitit tė kaluar, vazhdimisht kanė pyetur nėse do tė ketė zgjedhje pas tre apo pas gjashtė muajsh. Nė atė kohė, natyra e konflikteve mes PDKsė dhe LDKsė mori aso trajtash qė dukeshin tė pariparueshme. Unė as sot nuk e di nėse kjo ėshtė e riparueshme.
Express: A ka hequr dorė pėrfundimisht AAK nga kėrkesa pėr mbajtjen e zgjedhjeve nacionale nė vitit 2010?
Blerim Shala: Si AAK, tė vetėm, nuk mund ta shtyjmė kėtė proces. Ne nuk e kemi atė fuqi momentale politike nė Kuvendin e Kosovės, prandaj edhe e kemi kėrkuar partneritetin me LDKnė. Pra, ēėshtja e zgjedhjeve ėshtė nė duar tė LDKsė dhe PDKsė. Megjithėkėtė, ne po pėrgatitemi pasi qė jemi tė bindur se zhvillimet e ardhshme do ta shtrojnė tė domosdoshme ēėshtjen e mbajtjes sė zgjedhjeve nacionale.
Express: Partia ORA vendosi tė shkrihet nė LDK, megjithėse ju i keni bėrė ofertė tė vazhdueshme qė tė vijė nė AAK. Ēka nuk funksionoi qė ORA nuk u bashkua me AAKnė?
Blerim Shala: Ėshtė e drejtė e ORAs. Ne kemi biseduar pėr disa shkaqe me Kryetaren Teuta Sahatqija pėr krijimin e njė tjetėr koalicioni parazgjedhor, qė nuk ka nėnkuptuar vetėm shkrirjen, por hyrjen nė njė listė tė pėrbashkėt. Ne kemi dashur tė kemi koalicion me ORAn pėr shkak se koalicione lokale me kėtė parti kemi pasur edhe nė Pejė e Gjakovė. Por, ata vendosėn tė shkojnė nė LDK. Fatkeqėsisht, ORA ka pasur rėnie tė vazhdueshme. Ndoshta kjo ėshtė normale. Duket se nė skenėn politike tė vendit do ta pėrjetojmė atė qė po ndodh sot nė Kosovė, pra kalimin nga minimarketet e lagjeve nė qendra tė mėdha tregtare. Koncepti i madhėsisė ėshtė koncept normal i njė shoqėrie. Besoj se brenda 2-4 vjetėsh, nė Kosovė do tė ekzistojnė vetėm 3 ose 4 parti politike.
Express: Me shkrirjen e ORAs nė LDK, a i ka humbur AAK shpresat qė nė njė Qeveri tė mundshme tė saj ta kishte edhe Veton Surroin?
Blerim Shala: Jo, absolutisht. Sepse, Vetoni, pėr shkak tė rrethanave, e braktisi ORAn dhe nuk ka qenė tash nė strukturat udhėheqėse tė kėsaj partie. Megjithatė, i takon atij qė tė vendosė nėse do ta pranonte atė ofertė, nėse ne do tė gjendeshim nė ato rrethana.
Express: Pas njė deklarate tė Ambasadorit Dell, kemi dy-tri iniciativa pėr formimin e partive tė reja. Si i shihni kėto lėvizje?
Blerim Shala: Unė sikur tė isha vetėm analist, do ta kisha shumė mė lehtė. Si analist, do tė thosha se gjasat qė tė bėjnė diēka subjektet e reja nė skenėn politike tė Kosovės janė zero. Si politikan, nuk kam tė drejtė ta them kėtė. Skam ēfarė tė them tjetėr, pėrveē ti inkurajoj ata qė ta provojnė. Por, duhet thėnė se duhet njė organizim i jashtėzakonshėm, duhet njė shtrirje nė tėrė Kosovėn, tė kesh degė tė forta, financim tė fuqishėm... Po ashtu, u pa se po nuk ke vėzhgues tė hairit, i humb zgjedhjet.
Express: Ēfarė keni mėsuar ju z. Shala me hyrjen tuaj nė politikė, e qė nuk e keni ditur sa keni qenė gazetar?
Blerim Shala: Mėsimi kryesor nuk ėshtė mėsimi i mirė pėr shoqėrinė kosovare, ndoshta mė shumė punė duhet tė bėhet pėr ta mbrojtur votėn se sa pėr ta fituar atė, sepse Kosova akoma ėshtė larg organizimit tė zgjedhjeve tė duhura vetėm bazuar nė potencialet qė i ka.
Express: Zgjedhjet lokale tė sivjetme kanė shembur pėrfundimisht idenė se nė Kosovė organizohen zgjedhje tė ndershme. Ēfarė ndodhi, cila ėshtė analiza juaj?
Blerim Shala: Ka qenė njė raport mjaft i mirė i misionit vėzhgues tė BEsė pėr tė metat e procesit zgjedhor. Ato tė meta kanė karakter tė shumėfishtė. Karakteri i parė ka tė bėjė me tė metat nė vetė ligjin. E dini se janė paralajmėruar amandamentimet e kėtyre dy ligjeve ku do tė sanksionohej shumė qartė, ta zėmė, mėnyra e ankimimit dhe konkludimit tė procesit tė ankimimmit. U pa qė ėshtė njė pėrzierje mandatesh dhe nuk ka qartėsi, e kjo qartėsi duhet tė vendoset pėr zgjedhjet e ardhshme. E meta e dytė ėshtė e metė ekskluzivisht organizative, ku ne kemi dėshtuar dhe e kemi ditur qė do tė dėshtojmė. Ajo ka tė bėjė me pastrimin e listės sė votuesve. Dhe e meta e tretė ėshtė manipulimet me vota. Mendoj se manipulimi me votė ėshtė gjėja mė e keqe qė mund ti ndodhė njė demokracie.
Express: A i keni ndihmuar ju si AAK kėsaj tė keqeje, dėshtimit tė procesit zgjedhor?
Blerim Shala: Mund tju them me garanci tė plotė se asnjėherė nė AAK, as nė biseda publike as private, nuk ėshtė biseduar se si tė manipulohet vota, por si tė ruhet ajo.
Express: Nė zgjedhjet e fundit, AAK ėshtė dyfishuar. Cila ėshtė strategjia qė do tė ndiqni ju pėr zgjedhjet e ardhshme nacionale?
Blerim Shala: Ne do tė punojmė nė tė gjitha drejtimet, prej prurjeve tė njerėzve tė rinj, njerėzve me pėrvojė, njerėzve me vlera... Dhe nė tė njėjtėn kohė, brenda disa muajsh, do ta pėrgatisim programin pėr qeverisjen e vendit. Ne mendojmė qė ditėn kur tė mbahen zgjedhjet, nėse i fitojmė ato, dhe jam i bindur se kjo do tė ndodhė, do tu ofrojmė tė nesėrmen qytetarėve, deputetėve, planin pėr qeverisjen e vendit. Ēfarė do tė bėjmė nė vitin e parė, tė dytin, tė tretin dhe nė gjithė mandatin tonė qeverisės. Nuk hyhet nė qeverisje vetėm me premtime parazgjedhore.
Express: Nė intervistėn e fundit pėr Express, z. Shala keni deklaruar se AAK synon tė bėhet Poli i Dytė. Kjo, me gjithė rritjen tuaj, nuk ka ndodhur...
Blerim Shala: Po mos tė hynte LDK nė territorin opozitar, ju do ta kishit sot AAKnė nė vendin e dytė, nė pozicionin e dytė. Thėnė me pėrqindje, me siguri do ti kishim 22 deri nė 24 pėr qind. Por, LDK hyri nė atė territorin opozitar dhe mori fjalorin e AAKsė, nė fakt pėr tė gjitha problemet, dhe me siguri ajo ka ndikuar. Ne kur e bėmė kėtė ofertėn e janarit, synonim qė LDK-AAK ta bėjnė thelbin e kėtij Poli tė Dytė politik dhe qė ky pol i dytė tė fitojė zgjedhjet. Tė shohim. Ndoshta nė tė ardhmen do tė ndodhė koalicioni LDK-AAK. Ne jemi tė hapur, nėse LDK e tregon veten, por nėse jo, jemi tė sigurt qė AAK gjithsesi do tė bėhet Pol i Dytė nė zgjedhjet e ardhshme dhe qė do tė bashkojė partitė pėr ta bėrė Qeverinė e ardhshme tė Kosovės.
Express: Ėshtė hartuar njė strategji mes ICOsė dhe Qeverisė, qė mendohet se ėshtė pėrpjekja mė serioze e Prishtinės pėr zbatimin e ligjit nė Veri tė Kosovės. Megjithatė, AAK ka vėrejtjet e saj. A mendoni se vėrtet ka probleme me kėtė Strategji apo po kritikoni sa pėr tė kritikuar?
Blerim Shala: Ne i jemi qasur me njė seriozitet tė madh kėsaj Strategjie. Siē e dini, parimisht e kemi pėrkrahur qė tė hartohet njė dokument valid pėr integrimin e Veriut tė Kosovės. Vėrejtjet tona kanė tė bėjnė ekskluzivisht me faktin se ne kemi njė dyshim qė kjo Strategji mund tė zbatohet pa njė pėrkrahje tė fuqishme tė EULEXit, KFORit dhe tė krejt sistemit tė sigurisė nė Kosovė. Edhe suksesi i njė plani matet me zbatueshmėrinė e tij, e jo me pėrmbajtjen e tij qė mund tė jetė shumė e mirė.
Express: A ėshtė mision i mundshėm shtrirja e autoritetit tė Prishtinės nė Veri?
Blerim Shala: Pa EULEXin, pa KFORin, pa BEnė, nuk shoh qė do tė zbatohet Strategjia.
Express: A vihet nė dyshim vetė misioni i kėtyre misioneve tė BEsė nė Kosovė, nėse ato nuk pėrpiqen pėr zbatimin e ligjit nė Veri?
Blerim Shala: Pajtohem, vetėm duhet ta lexojmė mandatin e EULEXit dhe realitetin nė Veri. EULEXi ka mundur tė veprojė nė Veri edhe pa kėtė Strategji. Cili ėshtė mandati i EULEXit? Rendi dhe ligji. Prandaj, ėshtė obligim i EULEXit qė tė angazhohet qė rendi dhe ligji tė respektohen nė tėrė territorin.
Express: Pėr ēka do tė mbahet mend Qeveria Thaēi, kur ta pėrfundojė kėtė mandat?
Blerim Shala: Pėr bindjen time, do tė mbahet nė mend pėr pėrpjekjen e pareshtur qė ti vendosė tė gjitha proceset ekonomike, politike dhe shoqėrore nėn kontrollin e saj, gjė qė ėshtė nė shpėrputhje me mandatin e saj kushtetues, me frymėn e demokracisė. Ekonomia e Kosovės ėshtė de fakto e kontrolluar nga Qeveria. Qeveria ėshtė punėdhėnėsi mė i madh nė Kosovė. Ka tendencė tė monopolizimit tė procesit tė tenderimit, tė keqpėrdorimit drastik tė parasė sė buxhetit, tendencė pėr tė kontrolluar mediat, pėr tė qenė ent social pėr tė punėsuar njerėzit nė kompani publike, pra tė atyre qė janė lojalė ndaj PDKsė.
Azganat e partive
Express: Ju theksuat mekanizmin e ruajtjes sė votės. Me ēfarė burrash ruhet vota nė Kosovė, si ruhet ajo?
Blerim Shala: Po vota nė Kosovė, fatkeqėsisht, ėshtė dashur tė ruhet nė tė gjitha mėnyrat e mundshme, duke angazhuar edhe njerėz qė mund tė themi se janė njerėz azganė dhe qė nuk lejojnė qė ai tjetri ti manipulojė votat. Nuk ėshtė mėsim i mirė pėr demokracinė e Kosovės. Vota duhet tė ruhet prej komisionarėve dhe vėzhguesve vendorė e ndėrkombėtarė dhe duhet tė ruhet, po shpresoj, edhe prej njė ndėrgjegjėsimi tė secilit prej nesh, sepse manipulimi i votės ėshtė gjėja mė e keqe qė i bėhet njė vendi.
Shpërndaje artikullin:
Komentet