Telefonia mobile IPKO mbulon 99.7 tė territorit tė Kosovės me rrjet, duke kaluar kėshtu telefoninė publike Vala me 94 pėr qind.

“Siē edhe po promovohemi kohėn e fundit, IPKO-ja ėshtė operatori me mbulueshmėrinė mė tė madhe nė Kosovė, pėrkatėsisht mbulojmė 99.7 pėr qind ose pėr pak 100 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės.
Alban Kastrati
”
Ndonėse operatori i telefonisė mobile Vala ka dhjetė vjet qė funksionon nė Kosovė, mbulueshmėrinė mė tė madhe e ka operatori tjetėr i telefonisė mobile, IPKO, i cili ka startuar para vetėm dy vjetėsh.
Zyrtarėt e operatorit IPKO thonė se mbulojnė 99.7 pėr qind tė territorit tė Kosovės, ndėrsa ata tė Valės 94 pėr qind. Alban Kastrati, zyrtar pėr marrėdhėnie me publikun nė IPKO, ka thėnė se operatori IPKO ėshtė pėr tė gjithė konsumatorėt, pa dallime etnie dhe pėr atė ka rritur mbulimin me rrjet.
Siē edhe po promovohemi kohėn e fundit, IPKO ėshtė operatori me mbulueshmėrinė mė tė madhe nė Kosovė, pėrkatėsisht mbulojmė 99.7 pėr qind ose pėr pak 100 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės, tha ai.
Zėdhėnėsi Kastrati tregoi se kanė 99.7 pėr qind mbulueshmėri nė territor qė automatikisht nėnkupton qė janė operatori i parė sa i pėrket nivelit tė mbulueshmėrisė, pėr shkak se asnjė operator tjetėr nė Kosovė, operator mobil, nuk e ka arritur kėtė pėrqindje tė mbulueshmėrisė.
IPKO, gjithashtu mbulon edhe pjesėn veriore tė Kosovės, qė ėshtė shumė me rėndėsi pėr shkak qė ne nė njėfarė forme jemi operator pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pa dallime etnike. Dhe qėllimi ynė ėshtė qė tė integrohemi edhe atje dhe tė lėmė sa mė pak hapėsirė pėr operatorėt ilegalė tė cilėt veprojnė nė Kosovė.
Sipas Kastratit, konsumatori ka qasje nė produktet dhe shėrbimet e IPKO-s nė ēdo cep tė Kosovės. Ai ka shtuar se IPKO-ja ėshtė duke punuar qė tė rritė mbulueshmėrinė nė nivelin 100 pėr qind, edhe pse kjo nuk ėshtė praktikė e operatorėve tė telefonisė mobile, pėr shkak tė territorit ose pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė arrijnė nė pikėn e caktuar.
Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i PTK-sė, Menduh Abazi tha se operatori Vala ka mbulueshmėrinė mė tė madhe nė Kosovė me 94 pėr qind, e cila ėshtė rritur jashtėzakonisht nė vitin 2009.
Operatori publik Vala ka mbulueshmėrinė mė tė madhe prej tė gjithė operatorėve tė tjerė qė janė nė Kosovė. Momentalisht mbulueshmėria e vendeve tė populluara me banorė ėshtė 94 pėr qind, domethėnė 94 pėr qind tė territorit tė banuar Vala e mbulon me rrjet, tha Abazi.
Ai tha se kanė gjithsej 394 bts apo stacione bazė nga shpėrndahet rrjeti, ku vetėm gjatė vitit 2009 PTK-ja ka vendosur 97 antena tė reja.
Kėto janė bazuar edhe nė nevojat tona, edhe nė kėrkesat e konsumatorėve qė tė ketė mbulueshmėri me rrjet nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės, ka thėnė Abazi.
Pėr mė tepėr, Abazi thekson se operatori Vala ka 3 apo 4 antena edhe nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Ndėrkohė, ai pėrmend edhe problemet me tė cilat ballafaqohen nė komunėn e Pejės, ku PTK-sė pėr 5 vjet nuk i ėshtė lejuar vendosja e antenave.
Shpërndaje artikullin:
Komentet