(E plotėsuar) Lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj, pėrfundimisht ka hequr dorė nga ideja pėr tė lidhur marrėveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Kjo pasi Presidenti Sejdiu e ka hedhur poshtė idenė e tij pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme dhe lidhjen e njė koalicioni parazgjedhor ndermjet LDK-sė dhe AAK-sė.
Kjo ėshtė bėrė e ditur nga vetė Haradinaj, i cili ka thėnė se tashmė rrugėt pėr AAK dhe LDK do tė jenė tė ndara dhe se partia e tij do tė vazhdojė tė luajė rolin opozitar pėr tė mirė tė qytetarėve.
Rrugėt e AAK-sė dhe e LDK-sė ndahen, ka thėnė Haradinaj, tė mėrkurėn, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes me Partinė Nacional-Demokratike Shqiptare.
Haradinaj ka dhėnė sinjale se kritika e AAK-sė nuk do tė jetė vetėm pėr pjesėn e Qeverisė qė udhėhiqet nga PDK-sė, por edhe pėr resorėt qė udhėheq LDK-ja.
Ne do tė ballafaqojmė ēdo lėshim tė pushtetit qė udhėhiqet nga LDK dhe PDK, ka thėnė ai.
Haradinaj dhe Presidenti Sejdiu u takuan dje nė Presidencė, me ē'rast kanė biseduar edhe pėr mundėsinė e mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme. Por kjo ide ėshtė hedhur poshtė nga Shefi i Shtetit, i cili ka vlerėsuar se institucionet duhet ta pėrfundojnė mandatin dhe se zgjedhjet do tė mbahen nė vjeshtėn e vitit 2011.
Refuzim djathtist pėr Haradinajn
Presidenti Fatmir Sejdiu ka hedhur poshtė ofertėn e Ramush Haradinajt pėr mbajtje tė zgjedhjeve tė parakohshme. Ata janė takuar tė martėn nė Presidencė, me kėrkesė tė Haradinajt. Presidenti Sejdiu konsideron se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet tė mbahen nė nėntor tė vitit 2011.
Bekim Greiēevci
Presidenti Fatmir Sejdiu nuk pajtohet me propozimin e liderit tė AAKsė, Ramush Haradinaj qė tė shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kėtė propozim Haradinaj ia kishte bėrė presidentit Sejdiu pėrmes njė letre nė janar, duke e ftuar qė LDKja dhe AAKja tė garojnė sė bashku nė zgjedhjet e parakohshme, qė sipas Haradinajt, do tė duhej mbajtur mė 20 qershor tė kėtij viti.
Nėse do ta pranohej kjo ofertė , atėherė Fatmir Sejdiu, qė ėshtė edhe lider i LDKsė, do tė ishte bartės i listės sė pėrbashkėt, i pasuar nga Ramush Haradinaj, Eqrem Kryeziu, Blerim Shala...
Kreu i AAKsė nuk ka marrė pėrgjigje deri tė martėn, kur presidenti Sejdiu pranoi kėrkesėn e Haradinajt pėr takim nė Presidencė.
Ėshtė biseduar pėr temat aktuale dhe njėkohėsisht pėr kėrkesėn e zotit Haradinaj pėr ndaljen e keqqeverisjes dhe shpalljen e zgjedhjeve tė reja, ka thėnė Avni Arifi, tė martėn pėr Express.
Sipas Arifit, i cili ėshtė kėshilltar politik i Haradinajt dhe ka qenė i pranishėm nė takim, presidenti Sejdiu ėshtė kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve para nėntorit tė vitit 2011, kur ėshtė afati kohor kushtetues pėr zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Presidenti Sejdiu nuk shprehu gatishmėrinė qė tė ketė zgjedhje, sepse konsideron se duhet tė vazhdohet me mandatet e fituara nė zgjedhjet e nėntorit 2007 deri nė zgjedhjet e rregullta, ka thėnė Arifi.
Mbajtja e zgjedhjeve tė parakohshme nuk shihet si opsion i menēur as nga Ambasadori i SHBAsė nė Prishtinė, Christopher Dell. Ai konsideron se Kosova ka humbur shumė kohė me zgjedhjet lokale dhe gjatė kėtij viti e pret njė agjendė aspak e lehtė.
Por, cilat janė arsyet qė presidenti Sejdiu nuk dėshiron parlament tė ri para vjeshtės sė vitit 2011?
Zgjedhjeve tė parakohshme zakonisht u paraprin situata tė jashtėzakonshme, eventualisht jostabiliteti qeveritar. Pėr fat tė mirė ato si kemi nė Kosovė dhe besojmė qė mandati aktual i deputetėve kosovarė duhet tė respektohet, ka thėnė zėdhėnėsi i Presidencės, Xhavit Beqiri.
Presidenti Sejdiu mbetet fuqimisht i pėrcaktuar pėr respektimin e ligjit dhe Kushtetutės, ka theksuar ai.
Lideri i partisė mė tė zėshme opozitare, Haradinaj, ka bėrė ēmos qė tė ndėrtojė njė partneritet tė ngushtė me LDKnė, duke e parė si opsionin mė tė pėlqyer pėrmes tė cilit do tė provonte tė rikthehet nė pushtet.
Ēfarė do tė bėjė AAKja pas kėtij refuzimi?
Ne do ti kthehemi vetvetes nė kuptim tė asaj se ne do ti kthehemi rolit tė plotė opozitar. Do tė vazhdojmė punėn tonė. Kemi pasur rritje tė dyfishtė, me tendencė tė qartė qė nė zgjedhjet e ardhshme tė jemi sa mė tė fortė qė tė jetė e mundshme, thotė Avni Arifi.
AAKja ėshtė partia qė ka kritikuar mė sė shumti Qeverinė Thaēi, por gati gjithmonė ndaj bartėsve tė pushtetit qė vijnė nga radhėt e PDKsė, partnerit tė madh nė koalicionin qeveritar.
Arifi nuk pajtohet me kėtė vlerėsim.
Kjo ėshtė qeverisja PDK-LDK. Meritat dhe pėrgjegjėsitė do ti ndajnė sė bashku, ka thėnė ai.
Askush nuk mund tė thotė se nuk kemi qenė opozitė edhe ndaj LDKsė. Atė e shohim si pjesė e kėsaj qeverisjeje dhe do tė pėrpiqemi qė, nėse ėshtė shkaktuar konfuzion qė kjo ėshtė vetėm Qeveri e PDKsė, atė konfuzion ta eliminojmė, ka shtuar Arifi.
Ndryshe, pėr takimin Sejdiu-Haradinaj, Zyra e Presidentit ka njoftuar pėrmes njė kumtese. Nė takim u bisedua pėr gjendjen aktuale nė Kosovė, ndėrsa vėmendje iu kushtua nevojės sė shtimit tė efikasitetit tė punės sė pozitės dhe opozitės, pėr tė mirėn e qytetarėve dhe tė vendit. Po kėshtu, u bisedua edhe pėr zgjedhjet, si dhe nevojėn e veprimeve qė do tė ndikonin nė mėnjanimin e disa dobėsive qė janė paraqitur nė zgjedhjet e fundit lokale, thuhet nė kėtė kumtesė.
Presidenca thotė se ėshtė shtruar edhe nevoja e bashkėpunimit tė tė gjithė faktorėve politikė, qė tė mėnjanohen dobėsitė e shprehura nė fusha tė ndryshme, tė cilat ngadalėsojnė zhvillimin e vendit dhe ndikojnė nė jetėn e qytetarėve.
Takimi i Presidentit Sejdiu me z. Haradinaj u zhvillua nė kuadėr tė diskutimeve tė vazhdueshme qė Presidenti ka me liderėt e partive politike, pėrfundon kumtesa.
Shpërndaje artikullin:
Komentet