Ballina Lajme Ekonomi


Bixhoz pa licencė
Nė Kosovė janė 43 subjekte tė lojėrave tė fatit, prej tė cilave 10 pėr qind nuk kanė fare licencė. Administrata Tatimore e Kosovės thotė se kjo dukuri nuk e dėmton buxhetin e Kosovės, pėrveē se ato duhen mbyllur. Deri tani, nė Prishtinė e Pejė u ėshtė venė dryni gjithsej tetė subjekteve qė kanė ushtruar kėtė veprimtari.

Nga Agon Sinanaj  më 21.02.2010 në ora 13:52
Bashkė me entuziazmin e kosovarėve pėr tė fituar para nga lojėrat e fatit, po rritet edhe numri i kėtyre subjekteve qė nuk kanė licenca.

Nė Kosovė janė gjithsej 43 subjekte tė lojėrave tė fatit, ndėrsa prej tyre 10 pėr qind nuk kanė fare licencė. Kjo dukuri nė rritje ėshtė bėrė tanimė shqetėsuese edhe pėr vetė Administratėn Tatimore tė Kosovės.

Saktėsisht tė dhėnat nga ATK flasin pėr 13 subjekte qė merren me baste sportive, nė kuadėr tė te cilave janė tė licencuara edhe 258 njėsi tė basteve sportive, ndėrsa 16 subjekte tjera qė merren me lojėra me aparate, nė tė cilat hyjnė 2,072 aparate tė licencuara. Kurse subjektet qė merren me tombola bingo janė 13 dhe njė kazino.

Megjithatė, zyrtarė tė ATK-sė thonė se nga numri i tėrėsishėm i subjekteve tė licencuara, 10 pėr qind e tyre nuk kanė licenca.
Hava Ademi, zyrtarė pėr informim nė ATK, thotė se pavarėsisht ekzistimit tė subjekteve pa licenca, ato nuk i shkaktojnė humbje buxhetit tė Kosovės, sa i pėrket pagesės pėr licencimin e tyre.

“Nėse njė subjekt heziton qė tė licencohet qė nė fillim tė aktivitetit tė tij, ai patjetėr qė brenda njė periudhe tė arsyeshme kohore ose do tė jetė i detyruar qė tė licencohet dhe tė vazhdojė aktivitetin e tij ose do tė mbyllet”, ka thėnė Ademi.

Megjithėkėtė, ndonėse shumė subjekte tė tilla operojnė nė Kosovė, Administrata Tatimorė nė bashkėpunim edhe me policinė kanė filluar para disa ditėsh njė aksion, ku kanė mbyllur disa nga kėto lojėra.

Vetėm nė komunėn e Prishtinės janė mbyllur katėr subjekte tė lojėrave tė fatit dhe 4 njėsi tjera tė vendosura nėpėr lokacione tė ndryshme nė kryeqytet. Ky aksion ka hasur subjekte tė palicencuara edhe nė Pejė dhe ka rezultuar me mbylljen 4 subjekteve tė lojėrave tė fatit atje dhe 5 njėsi tjera.

“Aktivitete tė tilla tė planifikuara dhe tė koordinuara nė mes ATK-sė, doganave dhe policisė janė planifikuar tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen, duke mbuluar kėshtu gjithė territorin Kosovės”, pohon Ademi.

Nga ana tjetėr, rregullativa ligjore pėr kėtė fushė ekziston, pasi ėshtė nė fuqi Ligji pėr Lojėrat e Fatit, ku parashihen edhe ndėshkimet.

Sipas kėtij ligji, subjektet ekonomike qė organizojnė lojėra tė fatit pa leje tė organit kompetent, varėsisht nga lloji i lojės se fatit, gjobiten prej 35 mijė deri 70 mijė euro. Ndėrkaq, kur bėjnė shkelje tė rregullave, dėnimi me tė holla arrin nga 5 mijė deri 25 mijė euro.

Varėsisht prej llojit tė licencės qė aplikon njė subjekt pagesa pėr hapjen e tij kushton prej 5 mijė qė janė tombollat dhe deri nė 25 mijė euro qė paguhen pėr hapjen e bastoreve.

Dry bastoreve pa licenca

Sipas Administratės Tatimore tė Kosovės, nė komunėn e Prishtinės ėshtė realizuar mbyllja e gjithsej 4 subjekteve tė lojėrave tė fatit dhe 4 njėsive tė vendosura nėpėr lokacione tė ndryshme.

Ky aksion ka vazhduar edhe nė komunėn e Pejės dhe ka rezultuar me mbylljen e 4 subjekteve tė lojėrave tė fatit, dhe 5 njėsi tė vendosura nėpėr lokacione tė ndryshme.

Sipas ligjit, subjektet ekonomike qė organizojnė lojėra tė fatit pa leje tė organit kompetent, varėsisht nga lloji i lojės se fatit, gjobiten prej 35 mijė deri 70 mijė euro



Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



Nuk ka komente.


Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Politika
Nacionale
Siguri
Ekonomi
exPRESS