Kosovarėt vėshtirė tė mėsohen pa Flamurin Kuqezi. Edhe mė 17 Shkurt, ai valoi nė pėrvjetorin e dytė tė pavarėsisė, krahas flamurit shtetėror. Kompozitori i Himnit tė Kosovės thotė se e ka tekstin, kurse intelektualėt nuk pėrjashtojnė mundėsinė e ndryshimit tė kėtyre simboleve pas njė kohe.
Me shtetin e ri, lindi edhe flamuri dhe himni i Kosovės. Kanė kaluar vetėm dy vjet qė qytetarėt jetojnė me to. Por, nga kjo bashkėjetesė, duket se ende nuk ka lindur njė dashuri e madhe, as pėr flamurin kaltėr verdh e bardh, e as pėr himnin pa tekst.
Flamuri i ri pėr shumėkėnd mbetet nė kujtesė vetėm nga celebrimi i shpalljes sė pavarėsisė, dasmave dhe ndėrtesave tė institucioneve publike.
Nė vende tė tjera, qytetarėt e vendosin atė nė rendin e dytė, pas flamurit kuqezi. Ndėrsa, nėpėr vende memoriale apo varreza tė dėshmorėve, as pas njė dy vjetėve, flamuri i ri nuk zė vend.
Por, ndjenjat e para pėr kėtė flamur kanė filluar tė shfaqen nė njė zyrė tė vogėl afėr hotelit Grand nė Prishtinė. Kėtu filloi gjithēka. Muhamer Ibrahimi ėshtė njeriu qė mė sė shumti ėshtė i lidhur emocionalisht me flamurin e Republikės sė Kosovės.
Ndryshe nga Marigona qė vetėm me gjilpėrė dhe penj qėndisi flamurin kombėtar, Muhameri e kishte punėn mė tė lehtė. Ai pėrdori kompjuterin pėr tė ti dhėnė ngjyrė dhe formė flamurit tė ri tė Kosovės. Ndėrsa, yrnekun e kishte ndryshuar shumė herė, derisa flamuri dita-ditės mori ngjyrat, yjet dhe formėn qė edhe sot ka.
Megjithėkėtė, Muhamer Ibrahimi thotė se duhet bėrė ndarje nga flamuri kombėtar me kėtė tė shtetit tė Kosovės. Nėse duhet me zgjedhė mes flamurit kombėtar dhe flamurit tė Kosovės, unė e zgjedh flamurin kuqezi, shton ai.
Por, duket se flamuri dhe himni i Kosovės nuk do tė jenė tė pėrjetshėm. Ka intelektualė qė besojnė se himni nė tė ardhmen mund tė bėhet me tekst, e ndoshta flamurit mund ti hiqen ca yje, apo tė marrė edhe ngjyrė dhe formė tjetėr.
Akademik Mehmet Kraja ka thėnė pėr televizionin Klan Kosova se Pakoja e Ahtisaarit, mbi tė cilėn ėshtė thurur Kushtetuta e Kosovės, mund tė pėsojė ndryshime.
Kjo nėnkupton qė edhe simbolet shtetėrore mund tė ndryshojnė. Unė mendoj se do tė vijė koha kur edhe Pakoja e Ahtisaarit do tė ketė nevojė pėr njė rishikim tė saj, sepse ajo duhet tė ketė njė skadencė, prandaj mendoj se njė ditė edhe himni i Republikės sė Kosovės do ta ketė edhe tekstin e vet, vlerėson Kraja.
Mendi Mengjiqi ėshtė i vetmi njeri nė Kosovė qė kėndon himnin e Kosovės. Ai ėshtė kompozitor i kėtij himni. Thotė se e ka tekstin e shkruar, por qė asnjėherė nuk e ka bėrė publik. Kur e kam bėrė himnin, e kam shkruar edhe tekstin, thotė Mengjiqi.
Ai nuk pranon tė lexojė asnjė rresht tė vetėm tė kėtij himni. Megjithėkėtė, tekstin Mengjiqi e ruan nė letėr dhe mendje. Beson se njė ditė do tė vijė koha, kur krahas melodisė, qė tė kujton himnin e Evropės, do tė kėndohet edhe teksti.
Ndėrkohė, akademik Mehmet Kraja beson se pranimi i simboleve nga kosovarėt nuk varet shumė nga koha. Sipas tij, ėshtė diēka qė lidhet me emocionin. Simbolet kombėtare dallojnė prej atyre shtetėrore, secili e ka atė vendin e vet nė historinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Simbolet shtetėrore janė mė shumė reprezentative", ka shtuar ai.
Por, derisa kosovarėt do tė mėsohen me simbolet shtetėrore, flamuri dhe himni kombėtar do tė jenė nė pjesė e ēdo gėzimi dhe hidhėrimi tė shqiptarėve.
Pra, flamuri shtetėror vazhdon tė valojė, por gjithmonė pėrkrah atij kuqezi. Nėse jo nė ndėrtesėn e Qeverisė, tė paktėn nė zemrat e kosovarėve.
Shpërndaje artikullin:
Komentet