Ballina Lajme Nacionale

(Foto: Petrit Rrahmani)
Peticion pėr mbylljen e procesit gjyqėsor tė  Kurtit

Nga Jeton Musliu  më 15.02.2010 në ora 7:53
(Updated) Qytetarė tė Prishtinės, tė hėnėn nėnshkruanin peticionin pėr mbylljen e procesit gjyqėsor ndaj Albin Kurtit, si dhe fillimin e hetimit tė pavarur pėr vrasjet e 10 shkurtit tė 2007-tės. Nėnshkrimin e kėtij peticioni deri tash e kanė pėrkrahur rreth 50 organizata tė shoqėrisė civile.

Valon Murati, anėtar i Kėshillit organizativ, ka theksuar pėr Kosovapress, se deri tash rreth 50 organizata tė shoqėrisė civile kanė pėrkrahur deklaratėn, e lėshuar para disa ditėsh pėr media, nė tė cilin ishin tė formuluara dy kėrkesat themelore, ajo pėr mbylljen e procesit ndaj Albin Kurtit dhe pėrfundimin e njė hetimi tė pavarur pėr rastin e vrasjeve tė 10 shkurtit 2007.

Qėllimi i nėnshkrimit tė peticionit, sipas Muratit ėshtė njė lloj presioni ndaj EULEX-it edhe ndaj institucioneve tė Kosovės.

“Siē e dini sot fillon zyrtarisht procesi ndaj z. Kurti, rihapet lėnda e UNMIK-ut prej EULEX-it dhe ne nė funksion tė sensibilizimit tė opinionit publik, njė presioni edhe ndaj EULEX-it edhe ndaj institucioneve tona kemi filluar kėtė peticion nė Prishtinė dhe nė qendra tjera tė Kosovės”, ka thėnė Murati.

Ndėrsa, qytetari, Shaban Alia, pas nėnshkrimit tė peticionit, shprehet i revoltuar se si deri mė tani asnjė lider i institucioneve vendore nuk prononcohet pėr ēėshtjen “Kurti”, duke thėnė se Kurti, nuk lufton pėr interesa personale.

Ndėrkaq, qytetari tjetėr, Naim Jakaj, ka thėnė se EULEX-i duhet tė punojė rreth hetimit tė vrasjeve dhe personave tė lėnduar gjatė protestės sė vitit 2007-tė, jo tė merret me Albin Kurtin. (Kosovapress)


Shtyhet gjykimi i Albin Kurtit

Ėshtė shtyrė gjykimi ndaj Albin Kurtit, liderit tė Lėvizjes “Vetėvendosje”. Zyrtarė tė misionit tė EULEX-it nė Prishtinė tė cilėt punojnė nė Gjykatėn e Qarkut, kanė treguar pėr “Express” se seanca e radhės qė pritet tė mbahet nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė ajo e datės 22 shkurt.

Arsyet e kėsaj shtyrje janė se i akuzuari Kurti nuk i ėshtė pėrgjigjur thirrjes sė gjykatės. Pėrveē kėsaj, kryetari i trupit gjykues e ka arsyetuar kėtė shtyrje edhe me faktin e thirrja pėr tė marrė pjesė nė seancė tė tė akuzuarit Kurti, i ėshtė dėrguar jo nė pėrputhshmėri me ligjin. Sipas gjyqtarit tė EULEX-it, ėshtė dashur qė thirrja t’i dėrgohet 8 ditė para seancės, veprim i cili nuk ėshtė bėrė.

Nė kėtė seancė, avokati i Albin Kurtit, i caktuar sipas detyrės zyrtare, Ramiz Krasniqi, i kėrkoi gjykatės qė tė hiqet dorė tėrėsisht nga aktakuza, kėrkesė e cila nuk u pranua nga trupi gjykues. Avokat Krasniqi ėshtė caktuar nė kėtė detyrė ndonėse Albin Kurti nuk e ka pranuar atė pėr ta mbrojtur, duke vepruar njėsoj sikurse herėve tė kaluara me avokatėt e tjerė.

Ndėrkohė, Albin Kurti nuk i ėshtė pėrgjigjur thirrjes sė gjykatės. Nė mėngjesin e sė hėnės, nė kohėn kur ai ėshtė dashur tė jetė nė gjykatore, Kurti ka qenė nė selinė e Lėvizjes “Vetėvendosje” nė lagjen “Pejton” nė Prishtinė.

Seancat ndaj Albin Kurtit ishin paraparė tė nisin sot dhe tė vazhdojnė gjatė tre ditėve tė kėsaj jave. Ai akuzohet pėr pjesėmarrje dhe udhėheqje tė njė turme duke kryer veprėn penale nė kundėrshtim me nenin 320 paragrafi 2 tė Kodit Penal tė Kosovės (KPK), pjesėmarrje nė grup qė pengon personat zyrtar nė kryerjen e detyrave zyrtare nė kundėrshtim me nenin 318 tė kėtij kodi. Kėto akuza kanė tė bėjnė me demonstratėn e 10 Shkurtit 2007, kur u vranė dy dhe u plagosėn 80 tė tjerė nga njėsiti i policisė rumune qė vepronte nė kuadėr tė UNMIK-ut.

Procesi Albin Kurti

Me ēėshtjen gjyqėsore tė Albin Kurtit, liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje, nuk do tė merren prokurorėt dhe gjyqtarėt e ish-misionit tė OKB-sė nė Kosovė- UNMIK.
Edhe pse njė numėr i madh i tyre vetėm sa kanė ndėrruar uniformėn dhe nga UNMIK-u kanė kaluar nė EULEX, zyrtarėt e misionit aktual, duket qė sė paku nė kėtė pikė, nuk duan tė gabojnė. Edhe pse kanė marrė aktakuzėn e njėjtė nga ish-UNMIK-u, me tė cilėn e akuzojnė Kurtin, sė paku prokurorin dhe kryetarin e trupit gjykues, i kanė ndėrruar.

Kėshtu thotė Kristiina Herodes, njė nga zėdhėnėset e misionit tė EULEX-it nė Prishtinė, duke sqaruar se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr rifillimin e procesit gjyqėsor.

“Prokurori ėshtė tjetėr nga Zyra e Prokurorisė Speciale dhe po ashtu edhe trupi gjykues ėshtė i pėrbėrė nga vendorė dhe tė EULEX-it”, thotė Herodes pėr Express. Sipas kėsaj zyrtareje, prokurori nė kėtė proces gjyqėsor ėshtė caktuar tė jetė vendor dhe jo ndėrkombėtar, siē ka ndodhur deri mė tash. Megjithatė, ajo nuk shpjegon se kush ėshtė ai.
Ndėrkohė, sipas kalendarit tė gjykimeve tė EULEX-it, procesi gjyqėsor ndaj Albin Kurtit do tė mbahet gjatė kėsaj jave pėr tri ditė me radhė.

Por nėse EULEX-i ka bėrė pėrgatitjet pėr kėtė proces gjyqėsor, kjo nuk i bėnė fare pėrshtypje liderit tė Vetėvendosjes. Ky i fundit, edhe kėsaj here ka deklaruar se nuk do tė shkojė fare nė gjykatė.

“Unė nuk shkoj nė Gjykatė tė Qarkut. Seanca gjyqėsore janė tė caktuar po nė ditėt nė vijim, por nuk do tė shkoj nė asnjėrėn prej tyre vullnetarisht. Do ta vazhdoj aktivitetin sikurse ēdo ditė dhe ēka do tė ndodhė nė tė ardhmen nuk e di”, ka thėnė ndėr tė tjera Kurti, nė njė intervistė pėr Kosovapress. Ai procesin kundėr tij e quan tė montuar politikisht, duke thėnė se me kėtė rast, EULEX-i po e konfirmon komplet analizėn e Vetėvendosjes se ky mision nė fakt paraqet vetėm njė UNMIK tė ri.

“Nuk merren me kriminelet e policisė rumune, tė cilėt nė shkurt tė viti 2007 vranė Arben Xheladinin dhe Mon Balajn e plagosen 80 tė tjerė, por pėrkundrazi e kanė zgjedhur rastin tim, nė mėnyrė qė tė vazhdojnė izolimin politik, tė vazhdojnė tendencat e tyre pėr kriminalizimin e ēfarėdo opozite jashtė parlamentare dhe kėsisoj t’iu trasojnė rrugėn politikanėve vendor qė janė nė krye tė institucioneve dhe partive politike pėr kėto proceset negative qė pritet tė ndodhin nė vitin 2010 dhe 2011”, ka thėnė Kurti pėr kėtė agjenci.

Derisa Albin Kurtin pritet qė nė gjykatė ta dėrgojė policia, Ramiz Krasniqi, avokati i tij tė cilin ia ka caktuar EULEX-i, thotė se do tė shkojė nė orėn 10 nė gjykatore.

“Mua mė ka caktuar EULEX-i ta pėrfaqėsoj Kurtin. Kam urdhėr tė jem aty nė orėn 10 dhe do tė jem”, thotė avokat Krasniqi pėr Express.

Por pavarėsisht gatishmėrisė sė avokatit, nė rast se procesi do tė vazhdojė sikurse herėt e kaluara kur ai drejtohej nga UNMIK-u, pritet qė Kurti tė mos pranojė mbrojtje juridike. Procesi kundėr Albin Kurtit rinis me akuzat e njėjta qė rėndojnė mbi tė, tė cilat janė hartuar nga ish UNMIK-u.

Ai akuzohet pėr pjesėmarrje dhe udhėheqje tė njė turme duke kryer veprėn penale nė kundėrshtim me nenin 320 paragrafi 2 tė Kodit Penal tė Kosovės (KPK), pjesėmarrje nė grup qė pengon personat zyrtar nė kryerjen e detyrave zyrtare nė kundėrshtim me nenin 318 tė kėtij kodi. Kėto akuza kanė tė bėjnė me demonstratėn e 10 Shkurtit 2007, kur u vranė dy dhe u plagosėn 80 tė tjerė nga njėsiti i policisė rumune qė vepronte nė kuadėr tė UNMIK-ut. Nė mbrojtje tė Kurtit, tė dielėn ka dalė Kėshilli Kundėr Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit, tė cilėt kanė kėrkuar mbylljen e procesit tė montuar politik gjyqėsor kundėr liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje.

Valon Murati, anėtar i kėtij kėshilli, ka thėnė se kėrkesa themelore e kėshillit kundėr procesit gjyqėsor kundėr Albin Kurtit ėshtė mbyllja e procesit tė montuar politik gjyqėsor, pasi qė e dėmton demokracinė nė Kosovė dhe cenon tė drejtat e njeriut.

Ai ka kėrkuar njė proces tė pavarur hetimi, qoftė edhe ndėrkombėtar pėr ngjarjet e shkurtit, nė mėnyrė qė tė zbulohet pėrgjegjėsia penale pėr vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe plagosjen e 80 personave tė tjerė.

Edhe Igballe Rogova, kryetare e Rrjetit tė Grave tė Kosovės, ka bėrė tė ditur se kėshilli pėr dy ditė nga 17 organizata anėtare ėshtė rritur nė 40 tė tilla, dhe nė tė njėjtėn kohė kur ėshtė krijuar Kėshilli nė Kosovė ėshtė krijuar edhe nė Shqipėri.

Ajo ka thėnė se tė hėnėn nė ora 10, kur mendohet se do tė fillojė procesi kundėr Albin Kurtit, do tė organizohet nėnshkrimi i peticioneve nga ana e qytetarėve nė gjithė Kosovėn dhe nė Shqipėri pėr mbylljen e kėtij procesi.


Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



 astrit (Gjakove): 15.02.10 në ora:13:54

Nuk e di pse po mbahet!
E rekomandoj (+37)  Nuk e rekomandoj (-7)



 L (Tirane, ILIRI): 15.02.10 në ora:13:46

Ka ardh koha qe shqiptaret te kerkojne azil politik ne Amerike per shkak te perndjekjes politike nga EULEX.
E rekomandoj (+56)  Nuk e rekomandoj (-9)



 Chameleoni (... ne jemi me Albanin !): 15.02.10 në ora:13:10

Jo me u shty, por duhet anulua kete farse - e cila po me perngjan ne regjimin e se kaluares !
E rekomandoj (+61)  Nuk e rekomandoj (-6)



 bali (Prishtine): 15.02.10 në ora:11:41

I vetmi njeri qe eshte opozitar ne Kosove edhe deshirojne ta mbyllin... kjo eshte cka po ndodh ne Iran dhe vende te tjere diktatoriale ku i burgosin opozitatret.... mirepo koha do vjen edhe drejtesia do te fitoje.
E rekomandoj (+86)  Nuk e rekomandoj (-6)



 kosovari: 15.02.10 në ora:11:36

Ku jane pushtetaret tane qe po lejojne qe dikush i huaji te denoje qytetaret tane? Pse EULEX nuk shpalos dosjen e policeve rumune te cilet kane vrare 2 qytetare te pafajshem dhe kane lenduar shume te tjere ne shkurt 2007. Pse qeveritaret tane nuk po mundohen qe ta ngrejne edhe kete ceshtje ne gjykate?
E rekomandoj (+76)  Nuk e rekomandoj (-8)



 Keni (KS): 15.02.10 në ora:10:39

Eluexi gjithashtu shkel ligjet e Kosoves - punon me 17 shkurt ne diten e Pavarsise, e cila me Ligjin per Festat eshte dite pushimi.
E rekomandoj (+76)  Nuk e rekomandoj (-7)





Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Politika
Nacionale
Siguri
Ekonomi
exPRESS