Zėvendėskryeministri i Shqipėrisė, Ilir Meta ka deklaruar se muret qė i ndanin vendet e Ballkanit, po rrėzohen dalėngadalė. Sipas tij, pavarėsia e Kosovės po ndikon nė paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ngjarje shumė e rėndėsishme, ajo ka luajtur njė rol shumė tė madh nė stabilitetin e gjithė rajonit.
Ky qėndrim u dha nga Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta, nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn.
Sipas tij, e ardhmja e rajonit qėndron te bashkėpunimi i ngushtė dhe pa paragjykime.
Besoj se e ardhmja e rajonit tonė qėndron pikėrisht te bashkėpunimi i ngushtė dhe pa paragjykime i tė gjithė vendeve tė rajonit, natyrisht kėtu nuk kam se si tė pėrjashtoj Shqipėrinė dhe Serbinė - dy faktorė shumė tė rėndėsishėm nė rajonin tonė, tha Meta.
Ai tha se tė dy vendet nuk duhet ti referohen tė kaluarės, sepse njė gjė e tillė vetėm e ngadalėson integrimin nė Bashkimin Europian.
Ndėrsa, sa i pėrket problemit tė Kosovės qė ka nė Veri, Meta tha se pėr stabilizim tė kėsaj situate kėrkohet bashkėpunim, durim dhe dialog i vazhdueshėm.
Pėrpjekjet e Qeverisė sė Kosovės dhe tė komunitetit ndėrkombėtar pėr stabilizimin e situatės edhe nė Veri tė vendit dhe pėr integrimin edhe tė zonave problematike, duhet tė vazhdojnė nė pėrpjekje edhe nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar, por edhe me komunitetet pėrkatėse, tha ai.
Sa i pėrket vizitės qė do tė bėjė Meta nė Beograd, ai theksoi qė nuk do tė jenė ēėshtje diskutimi akuzat qė i janė drejtuar Shqipėrisė nga Serbia lidhur me krimet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Jemi tė bindur se kemi tė bėjmė me akuza krejtėsisht tė pabaza dhe tė pavenda, ashtu sikurse Shqipėria ka qenė gjithmonė e hapur pėr tė bashkėpunuar me komunitetin ndėrkombėtar nė ēdo drejtim, i cili veēse verifikon edhe njė herė faktin qė Shqipėria ka qenė dhe do tė jetė njė burim stabiliteti pėr tė gjithė rajonin dhe jo njė burim problemesh pėr tė tjerėt, tha Meta.
Ai u shpreh optimist nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Shqipėrisė pasi qė, sipas tij, pėrfundimi i punės nė autostradėn qė lidh kėto dy vende do ti japė njė ritėm tė ri, njė dimension tė ri dhe do tė sjellė rezultate tė jashtėzakonshme nė marrėdhėniet e kėtyre dy vendeve.
Unė besoj se nė njė tė ardhme jo fort tė largėt kjo autostradė do tė mbėrrijė deri nė Serbi dhe do tė jetė njė korridor i rėndėsishėm rajonal, korridor paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi ekonomik, tha Meta.
Ndėrkaq, sa i pėrket liberalizimit tė vizave, Meta tha se muret po rrėzohen njė nga njė dhe se nė kėtė mėnyrė i gjithė rajoni merr njė dimension tė ri tė komunikimit, tė integrimit dhe kuptohet edhe tė bashkėjetesės.
Shpërndaje artikullin:
Komentet
Nuk ka komente.