Sindikata e Pavarur e Judikaturės sė Kosovės ka nisur sot grevėn, me kėrkesė pėrmirėsimin e kushteve tė punės.
Sot nė ditėn e parė, punonjėsit e kėtij sektori kanė lėnė punėn nga ora 10 deri nė orėn 11 paradite, duke shfaqur nė kėtė mėnyrė pakėnaqėsinė me tė ardhurat e vogla dhe kushtet e kėqija tė punės.
Mė 5 shkurt ėshtė vendosur qė greva tė vazhdojė pėr tre ditė, pėr tiu lėnė mundėsinė mė pas mundėsinė organeve pėrkatėse tė pėrmbushin kėrkesat.
Kėrkesat e tona janė rritja e pagave pėr tė gjithė tė punėsuarit nė sistemin e drejtėsisė dhe nivelizimi i tyre me shtetet e rajonit; tė mos mbesim shėrbyes civilė, ashtu siē parashihet me projektligjin pėr shėrbyesit civilė; mjetet qė i rigjeneron sistemi i drejtėsisė tė shfrytėzohen nga tė punėsuarit nė kėtė sistem dhe tė pėrshpejtohet aprovimi i ligjeve tė drejtėsisė, ka thėnė Ismet Mehmeti, kryetar i Sindikatės sė Pavarur e Judikaturės sė Kosovės (SPJK).
Kjo sindikatė, nė bashkėpunim me Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK), nė nėntor 2009 patėn filluar grevėn, e cila kishte pėr qėllim pėrmirėsimin e kushteve tė punės sė stafit administrativė tė gjykatave.
Greva ishte pezulluar mė 27 nėntor 2009, pas takimit qė kishin pasur pėrfaqėsuesit e grevistėve me zėvendėskryeministrin Ramė Manaj; ministren e Drejtėsisė, Nekibe Kelmendi; kryetarin e Kėshillit Gjyqėsor, Rexhep Haxhimusa si dhe drejtorin e Sekretariatit tė Kėshillit Gjyqėsor, Halil Muharremi, pasi kėta tė fundit kishin premtuar se kėrkesat e tyre do tė merren nė konsideratė shumė seriozisht me rastin e shqyrtimit tė buxhetit pėr vitin 2009.
Shpërndaje artikullin:
Komentet