Ballina Lajme Politika

(Foto: Atdhe Mulla)
Paralajmėrimi i Kryeparlamentarit
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka lėnė tė kuptohet se Qeveria ka shkelur ligjin, kur ka vendosur t’ua kthejė ministrave/deputetė nė mėnyrė retroaktive pagat qė nuk i merrnin nga Parlamenti i Kosovės. Prandaj, ai i bėri thirrje Qeverisė qė tė mos marrė vendime nė kundėrshtim me ligjin.

Nga Dhuratė Avdiu  më 09.02.2010 në ora 8:02
Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka paralajmėruar tė hėnėn Qeverinė qė tė mos marrė vendime qė janė nė kundėrshtim me ligjin.

Deklaratat e Krasniqit, i cili njėherėsh ėshtė edhe Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės, vijnė pasi qė Kryeministri Hashim Thaēi vendosi t’ua kthejė ministrave/deputetė nė mėnyrė retroaktive pagat qė nuk i merrnin nga Parlamenti i Kosovės.

“Si Parlament dhe institucione jemi tė obliguar qė tė respektojmė ligjin. Lexojeni ligjin dhe shihni se ka plot vendime qė janė nė shpėrputhje me ligjin. Nuk ėshtė mirė qė asnjėherė dhe nė asnjė kohė tė merren vendime nga Ekzekutivi qė bien ndesh me ligjin. Parlamenti i vendit kėrkon respektimin e ligjit nga tė gjitha institucionet dhe jo vetėm nga Qeveria”, tha Krasniqi, pas mbledhjes sė rregullt tė Kryesisė sė Parlamentit.

Por ai shtoi se pėr vendimet e kundėrligjshme tė Qeverisė, sidomos nė rastet e krijimit tė beneficioneve nė paga dhe mėditje dhe privilegjeve tė tjera pėr vetė strukturėn e saj, mbeten ēėshtje me tė cilat duhet tė merret sistemi gjyqėsor mė shumė sesa Parlamenti i vendit.

“Ne nuk jemi prokurori dhe as gjykatė qė tė veprojmė ndaj vendimeve tė kundėrligjshme. Ne pėrmes formave tė debatit, interpelancave kontrollojmė ekzekutivin dhe veprimet e tij”.

Ndryshe, tė hėnėn, Kryeparlamentari Krasniqi ka folur edhe rreth kėrkesės qė Parlamenti i kishte dėrguar Qeverisė pėr njė informatė rreth situatės nė pjesėn Veriore tė Kosovės. Kanė kaluar njėzet ditė qė kur Kryesia e Parlamenti i ka kėrkuar Qeverisė sė Kosovės njė pasqyrė pėr gjendjen nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ndėrkohė qė ende nuk ka marrė ndonjė pėrgjigje nga ekzekutivit i vendit.

Sipas kreut tė legjislativit, duhet pritur edhe njė javė dhe nėse Qeveria nuk sjell informatė, atėherė do tė vendoset pėr seancėn nė tė cilėn do tė debatohet pėr zbatimin e kushtetutshmėrisė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

“Afati sipas Rregullores sė punės sė Kuvendit ėshtė tri javė dhe pas tri javėsh, nėse Qeveria nuk e sjell informacionin e duhur qė duhet pėr debat, Kryesia e Kuvendit mund tė vendosė pėr seancėn e debatit”, ka thėnė Krasniqi.

Kėrkesa pėr debat pėr gjendjen e sigurisė nė Veri ėshtė shtruar nė mbledhjen e Kryesisė sė Kuvendit mė 19 janar nga Lidhja Demokratike e Dardanisė, ndėrkohė qė drejtuesit e Kuvendit kanė shprehur bindjen se Qeveria jo vetėm qė do tė sjellė informatė pėr shtrirjen e kushtetutshmėrisė nė pjesėn veriore, por do tė zbardhė edhe pėrmbajtjen e strategjisė pėr integrimin e Veriut.

Kryesia tė hėnėn vendosi qė seanca e radhės sė Parlamentit tė Kosovės tė mbahet mė 11 shkurt, ku do tė shqyrtohen tetė projektligje. Ndėrsa, ėshtė vendosur qė pėr Ditėn e Pavarėsisė tė mbahet njė seancė solemne, ku qytetarėve do t’iu drejtohen Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari.


Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



 Gadafi (Houn, Lybia): 9.02.10 në ora:20:15

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, dita e dites po e tregon sinqeritetin e vete ndaj keti populli. Por, frigohem se tani e tutje Kryeparlamentarit do ti "dridhet " karrika.
E rekomandoj (+11)  Nuk e rekomandoj (-3)



 Agimi (Kamenice): 9.02.10 në ora:14:08

Keto sjellje te qeverise i kan iritu punetoret. Jam i bindur se ne cilindo shtet tjeter te behen keto sjellje, populli do te cohej dhe do t'i bllokonte ata njerez. Mos harroni se ne jemi treguar popull shume i durueshem. Ka ardhe fundi i durimit.
E rekomandoj (+32)  Nuk e rekomandoj (-6)



 Leka Bunga: 9.02.10 në ora:11:04

Jakup Krasniqi eshte shume i guximshem. Ky te bardhes i thote e bardhe ndersa te zezes i thote e zeze.
E rekomandoj (+48)  Nuk e rekomandoj (-14)



 Tok Maku (Diku nė Kosovė): 9.02.10 në ora:10:19

Nėse Qeveria i shpėrblen retroaktivisht kėta njerėz, (tė vet) ky do tė ishte kulmi i turpit tė saj, deri nė ndonjė turp tjetėr qė t'ia kalojė kėtij tė tashmit.
E rekomandoj (+38)  Nuk e rekomandoj (-16)





Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Politika
Nacionale
Siguri
Ekonomi
exPRESS