Planit pėr Veriun tė ICOsė dhe Qeverisė iu bashkuan 25 shtete. Grupi Ndėrkombėtar Drejtues mbėshteti shtrirjen e ligjshmėrisė nė Veri dhe ftoi palėt pėr dialog konstruktiv. Mbikėqyrėsit vendosėn pėr zvogėlim gradual tė pėrgjegjėsive tė Pieter Feithit. Ata thanė se ėshtė bėrė pėrparim nė ndėrtimin e institucioneve, por kėrkuan urgjentisht tė luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kryeministri Thaēi kėrkoi pėrkrahje pėr zbatimin e Strategjisė pėr Veriun.
Grupi Ndėrkombėtar Drejtues (ISG) tė hėnėn, nė mbledhjen e radhės qė u zhvillua nė Vjenė, ka vendosur kornizėn e ardhshme tė punės sė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar dhe tė institucioneve kosovare.
Nė njė deklaratė pėr media, tė lėshuar pas mbledhjes, thuhet se ISGja konstaton se fokusi i punės sė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar nė Kosovė (ICR), Pieter Feith, duhet tė lėvizė drejt prioriteteve tė tjera. Njėherėsh ISGja kėrkon nga institucionet e Prishtinės qė urgjentisht tė bėjnė pėrparime nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
Siē kėrkohet nga Propozimi Gjithėpėrfshirės pėr Statusin (PGJS), ISGja ka bėrė shqyrtimin e plotė tė kompetencave tė ICRsė nė bazė tė shqyrtimit tė progresit tė bėrė kundrejt PGJSsė. Ajo ka ardhur nė pėrfundim se fokusi i ICRsė duhet tė lėvizė gjithnjė e mė tepėr nga pėrkrahja e krijimit tė kornizės institucionale tė Kosovės drejt mbikėqyrjes sė zbatimit. Kompetencat e ICRsė mbesin pjesė e rėndėsishme e kėsaj mbikėqyrjeje. Sa i pėrket ēėshtjeve organizative, ISGja ka miratuar planin e ICOsė pėr fillimin e ribalancimit tė strukturave tė brendshme, thuhet nė Pikėn Shtatė tė Deklaratės sė ISGsė.
Tė hėnėn, para anėtarėve tė ISGsė kanė folur edhe Pieter Feith dhe Hashim Thaēi.
Takimi ėshtė zhvilluar nė dy sesione: nė njėrin prej sesioneve kanė diskutuar pėrfaqėsuesit e shteteve anėtare qė e pėrbėjnė Grupin Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn, ndėrsa nė sesionin tjetėr Shefi i Ekzekutivit tė Kosovės, Hashim Thaēi ka prezantuar zhvillimet aktuale nė vend.
Nė deklaratėn e ISGsė thuhet se ky trup pėrshėndet zotimet e institucioneve tė Kosovės pėr tė bėrė hapa tė rėndėsishme nė zbatimin e Planit tė Martti Ahtisaarit, mirėpo konstaton se nė kėtė drejtim duhet tė bėhet punė mė e madhe.
ISGja pėrshėndet pėrparimin e madh tė bėrė nė zbatimin e PGJSsė gjatė dy viteve tė fundit nė detyrat jetike pėr ndėrtimin e institucioneve dhe Kosovės shumetnike dhe demokratike. Edhe pse tashmė janė themeluar bazat solide, ka disa ēėshtje tė mbetura qė duhet tė trajtohen pėr tė siguruar zbatimin e plotė dhe me kohė tė PGJSsė.
Sfidė kryesore, sipas ISGsė, mbetet integrimi i komunitetit serb nė institucionet vendore.
ISGja mbėshtet plotėsisht domosdoshmėrinė e pėrforcimit tė pėrpjekjeve pėr Veriun e Kosovės duke marrė parasysh rekomandimet e ICOsė, tė cilat do tė zhvillohen mė tutje nė konsultim me palėt pėrkatėse tė interesit, thuhet nė deklaratėn e ISGsė.
ISGja u bėn thirrje tė gjitha palėve, duke pėrfshirė edhe Republikėn e Serbisė, qė tė luajnė rol konstruktiv nė kėtė proces jetik, pėr tė siguruar kushte mė tė mira pėr jetesė nė veri tė Kosovės. Ajo e mirėpret synimin e Qeverisė sė Kosovės pėr tė ofruar financime pėr projektet qė synojnė integrimin e qytetarėve tė komunitetit serb tė Kosovės si dhe pėrpjekjet e Bashkimit Evropian nė veri tė Kosovės, vazhdon deklarata.
ISGja konstaton se integriteti territorial i Kosovės ėshtė i lidhur ngushtė me stabilitetin rajonal. Nė kėtė kontekst, ISGja i bėn thirrje Republikės sė Serbisė, Republikės sė Kosovės dhe shteteve fqinje tė angazhohen nė dialogun pragmatik pėr ēėshtjet e pėrbashkėta, duke pėrfshirė edhe pjesėmarrjen konstruktive nė forumet rajonale.
Grupi Ndėrkombėtar Drejtues thotė se institucionet e Prishtinės duhet tė bėjnė veprime urgjente me qėllim tė vendosjes sė ligjshmėrisė nė tėrė territorin e Kosovės.
ISGja beson se Kosova duhet tė bėjė pėrparim urgjent nė luftimin e korrupsionit, krimit tė organizuar, nė pėrmirėsimin e kapacitetit administrativ dhe instalimin e Sundimit tė Ligjit, duke pėrfshirė edhe nė Veriun e Kosovės. Pėrparimi i madh nė ēėshtjet e qeverisjes do tė jetė jetik pėr tė siguruar se Raporti i ardhshėm i Progresit i Komisionit Europian do tė dėrgojė sinjal pozitiv pėr avancimet e Kosovės drejt Perspektivės sė saj Europiane, tė cilėn e pret populli i Kosovės. ISGja bėn thirrje pėr bashkėpunim tė ngushtė tė vazhdueshėm ndėrmjet Qeverisė dhe EULEXit, thuhet nė deklaratė.
ISGja, po ashtu, pėrshėndet zhvillimin e zgjedhjeve komunale nė Kosovė, duke e cilėsuar si inkurajuese pjesėmarrjen e komunitetit serb nė kėtė proces.
Udhėheqėsia e freskėt komunale, e vendosur nė komunat e reja ėshtė avancim i rėndėsishėm drejt realizimit tė vizionit tė PGJSsė pėr decentralizimin dhe krijimin e ndjenjės sė pronėsisė lokale nė shoqėrinė shumetnike. ISGja i bėn thirrje Qeverisė sė Kosovės pėr zbatimin e plotė dhe tė shpejtė tė decentralizimit dhe pėr dhėnien e pėrkrahjes politike dhe financiare pėr komunat e reja. ISGja parasheh krijimin e dy komunave tė reja sapo tė pėrfundojnė pėrgatitjet e nevojshme, thuhet nė deklaratėn e ISGsė.
Kėrkon mbėshtetje pėr Strategjinė
Kryeministri Hashim Thaēi nė Vjenė ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė e vendosur qė nė Veri tė vendit tė vendoset rendi dhe ligji.
Ne jemi treguar tė pėrmbajtur dhe do tė vazhdojmė tė kujdesshėm nė veprimet tona, por pėrfundimisht jemi tė vendosur pėr rendin dhe ligjin nė Veri tė Kosovės, ashtu siē e parasheh Kushtetuta e Republikės sė Kosovės dhe Plani gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės, ka thėnė Kryeministri Thaēi.
Ky plan ėshtė nė interes tė qytetarėve nė Veri sepse me tė krijohet Komuna e Mitrovicės Veriore, e cila do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithėve, ka theksuar kreu i Qeverise kosovare.
Sipas tij, banorėt nė Veri do tė votojnė pėr udhėheqėsit e tyre legjitim dhe ai udhėheqės nuk do ti shikojė interesat e ngushta personale, sepse do tė jetė i kushtėzuar me ligj dhe nga qytetarėt, pėr tė punuar pėr ta.
E kėrkoj mbėshtetjen tuaj tė plotė pėr kėtė plan, mbėshtetjen e EULEXit dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr integritetin territorial tė Shtetit tė Kosovės dhe pėrmirėsimin e kushteve tė jetės sė qytetarėve nė Veri. Modeli i komunave tė reja dhe i Shtėrpcės do tė funksionojė nė Veri dhe pėr Leposaviqin, Zveēanin, dhe Zubin Potokun; do tė kėtė institucione legjitime dhe demokratike, shėrbyes civilė dhe zhvillim, qeverisje tė mirė dhe luftė kundėr dukurive negative, ka thėnė Thaēi.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri ka folur edhe rreth procesit tė njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės.
Njohjet e pavarėsisė po vazhdojnė, por me njė ritėm tė ngadalshėm pėrkundėr pėrpjekjeve tona pėr tė lobuar pėr njohje sa mė tė shumta. Ndoshta, opinioni nė pritje nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė mund tė sjellė njė fazė tė re, ka thėnė Thaēi.
Pa dashur ta politizoj kėtė proces, Kosova pret qė ky opinion tė jetė nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur. Mė kėtė rast, dua tė ju falėnderoj edhe ju, tė nderuar pėrfaqėsues, sepse shtetet qė ju pėrfaqėsoni po bėjnė shumė pėr njohjen dhe subjektivitetin ndėrkombėtar tė Kosovės, ka shtuar ai.
Thaēi ka folur edhe rreth ndėrhyrjeve tė Elektroekonomisė sė Serbisė nė Veri tė Kosovės.
Fatkeqėsisht, pėr momentin kemi jostabilitet nė ēėshtjen e rrymės nė Veri dhe ka ndodhur njė vjedhje e pronėsisė sė Kosovės nė nėnstacionin Valaē, ka thėnė ai.
Unė e kėrkoj mbėshtetjen tuaj nė kėtė problem, duke besuar se zgjidhjet qė nuk janė nė pėrputhje me qėndrimin e Qeverisė do tė krijojnė situatė tė paqėndrueshme, shtoi Thaēi.
Shpërndaje artikullin:
Komentet