Ballina Lajme Nacionale


Burgim i pėrjetshėm nė Kosovė?
Ekspertė tė sė drejtės penale nė Prishtinė, konsiderojnė se dėnimi i pėrjetshėm duhet tė pėrfshihet nė reformimin e Kodit Penal tė Kosovės, pėr ndryshimin e tė cilit janė marrė iniciativat e para nga autoritete vendore e ndėrkombėtare.

Nga Express  më 08.02.2010 në ora 14:28
Zyrtarė tė Ministrisė sė Drejtėsisė, gjyqtarė, prokurorė dhe profesorė nė lėmin e drejtėsisė, kanė propozuar futjen e dėnimit me burgim tė pėrjetshėm nė Kodin Penal tė Kosovės.

Nėse njė propozim i tillė miratohet nga grupi punues i ndryshimit tė Kodit Penal, atėherė kryerja e njė vrasjeje tė shkallės sė parė, do tė mund tė gjykohet me burgim tė pėrjetshėm.

Profesori i sė drejtės penale nė Universitetin e Prishtinės, Ismet Saliu, thotė se reformimi i Kodit Penal ėshtė i nevojshėm, nė veēanti kur bėhet fjalė pėr krimet e rėnda.

Salihu konsideron se burgimi afatgjatė, nuk ėshtė dėnim i duhur pėr rastet e veprave penale tė rėnda.

“Edhe ne, gjatė zbatimit tė Kodit Penal qė tash e pesė vite ka hyrė nė fuqi, kemi vėrejtur qė burgimi afatgjatė nuk ėshtė dėnim adekuat pėr rastet e veprave penale jashtėzakonisht tė rėnda”.

“Kėshtu qė, gjatė punės nė pėrgatitjen e plotėsimeve dhe ndryshimeve tė Kodit Penal, qė kanė filluar nė pranverėn e vitit tė kaluar, edhe unė, si profesor i sė drejtės penale, kam marrė pjesė, faktikisht, ėshtė punuar katėr muaj nė kėto ndryshime dhe plotėsime tė Kodit Penal”.

“Sidomos, nė kėshillin e fundit, ku merrnin pjesė gjykatės, prokurorė, avokatė, shkencėtarė tė sė drejtės penale, por edhe ekspertė ndėrkombėtarė nga Zyra Ligjore e Ambasadės Amerikane dhe EULEX-it, ka dominuar mendimi qė edhe nė Kodin Penal tė parashihet burgimi i pėrjetshėm”, thotė Salihu.

Profesori i sė drejtės penale, Salihu, pėrmend arsyet pse duhet tė ekzistojė njė dėnim i tillė.

“Ekziston njė kategori e personave qė kanė prirje skajshmėrisht pėr amoralitet e negativitet, tė cilėt nuk druajnė qė tė vrasin dy tre-veta, pėr shkaqe tė interesave tė tyre”.

“Posaēėrisht, ky dėnim do tė ketė ndikim edhe frikėsues; t’ua bėjė me dije kriminelėve tė mėdhenj, shumė tė paskrupullt, qė nėse kryejnė vepra, siē janė vrasjet e rėnda, ekziston mundėsia qė tė shqiptohet burgimi i pėrjetshėm”, deklaron Salihu.

Mirėpo, kryetari i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, Anton Nokaj, konsideron se dėnimi me vdekje dhe dėnimi i pėrjetshėm nuk janė humane.

Sipas tij, dėnimet e pėrjetshme nuk duhet tė aplikohen nė Kosovė.

“Dėnimet kapitale deri nė 40 vjet, qė tani i shqiptojmė, do tė kishin arsyen e vet, sepse, nėse merret nė aspektin sociologjik dhe psikologjik, si edhe gjitha format e tjera, njeriu nėse nuk risocializohet pėr 30-40 vjet, ai mė nuk vlen dhe ėshtė e kotė, ėshtė njė barrė e shoqėrisė pse mbetet nė burg tė pėrjetshėm”, shpjegon Nokaj.

Nokaj thotė se nė Kosovė, nuk ka ndodhur asnjėherė qė tė ketė vrasje tė rėnda, tė cilat, sipas tij, do tė ishte dashur tė dėnoheshin me dėnime tė pėrjetshme.

“Mė mirė ėshtė qė tė kemi njė preventivė qė tė rregullohen problemet shoqėrore dhe me njė standard mesatar ekonomik, njerėzit do tė jenė me tė butė, mė tė ndėrgjegjshėm, mė tė arsyeshėm dhe nuk do tė shkojnė kah krimet e rėnda”.

“Ne nuk kemi ndonjė rast tepėr ekstrem vrasjeje, pėr shembull, siē kanė ndodhur nė rajon vrasje tė pesėfishta”, thekson Nokaj.

Sipas Nenit 35 tė Kodit Penal tė Kosovės, dėnimi me burg afatgjatė pėr vepra mė tė rėnda penale tė kryera me dashje, ose nė rrethana veēanėrisht rėnduese, dėnohen prej 21 deri nė 40 vjet burgim.

Sido qė tė jetė, Ministria e Drejtėsisė dhe Ambasada Amerikane, para pak kohėsh kanė nėnshkruar njė memorandum bashkėpunimi pėr ēėshtjen e reformimit tė Kodit Penal dhe tė procedurės penale. /rel/

Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



 Besimi (Ferizaj): 8.02.10 në ora:17:44

Sikur ky "dėnim i pėrjetshėm" tė vlente edhe pė pėr tėrė ATA qė janė nė administrata publike dhe shtetėrore, por vėshtirė se do jetė ...
E rekomandoj (+46)  Nuk e rekomandoj (-11)



 Valdeti(prishtine) (Prishtine): 8.02.10 në ora:17:15

Mire eshte te miratohet ligji me burg te perjetshem per vrasesit ordiner. Por, do te ishte me mire sikur te behej nje ligje, ku do te obligoheshin te gjithe prej 1-100 vjet ta mesojne dashurine, paqen dhe lirine.
E rekomandoj (+45)  Nuk e rekomandoj (-5)





Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Politika
Nacionale
Siguri
Ekonomi
exPRESS