Ballina Lajme Nacionale

(Foto: Visar Kryeziu)
Protestojnė gardianėt e Dubravės

Nga Dafina Myrtaj  më 08.02.2010 në ora 8:34
(Update) Pėr dy orė rresht, gardianėt e burgut tė Dubravės protestuan me kėrkesė pėr pėrmirėsimin e kushteve tė tyre tė punės. Kėsaj proteste, e cila zgjati prej orės 8 tė mėngjesit deri nė orėn 10, iu bashkėngjitėn edhe gardianėt e burgut tė Pejės.

Pas dy orėsh, protestuesit u larguan tė qetė me ultimatimun e dhėnė Ministrisė sė Drejtėsisė se nėse deri tė mėrkurėn nuk do tė bėhet njė zgjidhje lidhur me kėto kėrkesa, protesta tė tilla do tė mbahen nė Prishtinė.

Kryetari i Sindikatės sė Punėtorėve tė Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, Zenun Sadikaj tha se ky marsh nė qendėr tė Prishtinės ėshtė planifikuar tė mbahet tė premten e kėsaj jave.

“Do tė presim zyrtarėt e Ministrisė sė Drejtėsisė qė tė vijnė tek ne tė mėrkurėn pėr tė negociuar kėrkesat tona. Afati i ėshtė dhėnė deri nė orėn 12 tė sė mėrkurės, nėse vetėm njė minutė mė tej vonohen, atėherė nuk do t’i pranojmė nė bisedime. Mė pas do tė organizohemi tė protestojmė tė premten nė Prishtinė”, tha Sadikaj pėr Express.

Ai shtoi se deri mė tani askush nga MD-ja nuk ka dėgjuar ankesat e gardianėve.

Ndėrkohė, edhe Sindikata e Shėrbimit Korrektues nė Prishtinė e pėrkrah protestėn e Oficerėve Korrektues nga Burgu i Dubravės.

“I bėjmė thirrje Qeverisė sė Kosovės pėr shikimin e pozitės tejet tė vėshtirė tė stafit qė punojnė nėpėr burgje dhe realizimin e kėrkesave tona”, tha tė hėnėn kryetari i kėsaj Sindikate, Xhevat Ademi.

Kėrkesat e punėtorėve tė Shėrbimit Korrektues tė Kosovės janė pėr rritje tė koeficientit tė rrogės dy shkallė, pagesėn e ndėrrimit tė natės, heqjen e shpenzimeve tė rrugės, pėrmirėsim tė kushteve tė punės dhe rritje rrogash.



Rrethi i dytė i protestave

Jeton Musliu


Duan ligj pėr ta, rritje tė koeficienti pėr dy shkallė, pagesėn e ndėrrimit tė natės, heqjen e shpenzimeve tė rrugės, pėrmirėsim tė kushteve tė punės dhe rritje rrogash.

Kėto janė disa nga kėrkesat e tė punėsuarve nė Shėrbimin Korrektues tė Kosovės, nga tė cilėt varet i tėrė sistemi i funksionimit nė burgjet e Kosovės.
Por nėse pėr protestėn e policėve mezi u gjet njė zgjidhje, oficerėt e Shėrbimit Korrektues tė Kosovės nuk do tė heqin dorė aq lehtė.

Kėshtu sė paku thonė drejtuesit e sindikatės sė tyre. Ata kėtė e arsyetojnė me faktin se kėrkesat qė kanė, janė minimale dhe jo sikurse ato tė policėve qė deshėn rritje page njėqind pėr qind.

Zenun Sadikaj, kryetari i sindikatės sė punėtorėve tė kėtij shėrbimi, sqaron pėr Express se pėr muaj tė tėrė kanė provuar qė kėtė problem ta zgjidhin me bisedime.

Nėse shkresave tė tyre, zyrtarė tė lartė tė kėtij shėrbimi, sikurse Resmi Hoxha, Komisar i Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, nuk iu ėshtė pėrgjigjur, ata kanė pasur takime direkt me tė.

“Nė shtator kemi kontaktuar me Resmi Hoxhėn, i cili na ka thėnė se ligji do tė bėhet, e tash erdhi viti tjetėr, e askund”, thotė Sadikaj.

Duke kujtuar se ato ēfarė Resmi Hoxha u ka thėnė mė parė, e fjalėt e tij nuk kanė rezultuar tė vėrteta, kryesindikalisti i oficerėve tė Shėrbimit Korrektues tė Kosovės thotė se ka pak mundėsi qė ai tė dijė diēka se kur do tė pėrmirėsohet gjendja e tyre.

“Jo pse ne nuk i besojmė atij, por as vetė Hoxha nuk e di se kur do tė miratohet ligji pėr ne”, thotė Sadikaj, i cili kujton fjalėt e Resmi Hoxhės, tė cilat nė njėfarė mėnyre duket se kishin qenė alarm, qė sė paku tash pėr tash nuk do tė ketė zgjidhje pėr ta.

“Kur kemi pasur sė fundi kontakt nė nivel tė sindikatės me Resmi Hoxhėn, ai ka thėnė se ‘tash e tutje nuk jam nė gjendje tė them saktė se kur do tė dalė ligji. Mua ashtu mė kanė thėnė, e nuk ka dalė, e tash e mas a del nė mars a qershor, unė nuk e di”, citon Sadikaj fjalėt e Resmi Hoxhės, shefit tė Shėrbimit Korrektues tė Kosovės.

Por Resmi Hoxha, deri diku ka njė shpjegim tjetėr pėr tėrė kėtė situatė. Sipas tij, ėshtė e drejtė e kėtyre punėtorėve tė protestojnė. “Mundėsitė institucionale janė kėto qė janė. Ne kemi bėrė maksimumin qė t’ua rrisim tė ardhurat personale tė tyre gjatė vitit tė kaluar. Nuk janė tė mjaftueshme kėto rritje ndoshta, por mundėsitė pėr rritje tjetėr nuk ka”, thotė Hoxha pėr Express, duke tėrhequr vėrejtjen se ligji e saktėson se kush mund tė protestojė e kush tjetėr jo.

“Meqė ne aty mbajmė persona tė privuar nga liria dhe tė dėnuar dhe ata varen nga puna e stafit, atėherė dihet se kush mund tė protestojė”, sqaron Hoxha, duke aluduar te tė punėsuarit qė nė ditėn e hėnė nė mėngjes janė nė orar tė punės.

“Shpresoj se do tė protestojnė vetėm ata qė janė tė lirė dhe nuk janė nė detyrė, kurse ata qė janė nė punė, do tė kryejnė detyrėn e tyre nė pėrputhje me ligjin, sepse ata qė janė brenda varen nga ta”, thotė Resmi Hoxha.
Duket se nė kėtė pikė tė gjithė pajtohen, edhe sindikata, edhe drejtuesit e kėtij shėrbimi. Kjo pėr faktin se Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatės sė Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, sqaron se nė kėtė protestė do tė marrin pjesė tė gjithė ata qė nuk janė nė orar tė punės. “Nuk jam nė gjendje tė tregoj pėr numrin e atyre qė do tė marrin pjesė, por tė gjithė ata qė nuk janė nė ndėrrim tė punės besoj se do tė na bashkėngjiten nga ora 8, kur do tė fillojė protesta”, thotė Sadikaj, pa qenė nė gjendje tė sqarojė se sa mund tė zgjasė protesta e tyre, meqė ende Kėshilli iniciues i protestės nuk ka marrė njė vendim tė prerė.

Ndėrkohė, Resmi Hoxha, shef i kėtij shėrbimi, beson se kėtė vit, me aprovimin e Ligjit tė ekzekutimeve tė aksioneve penale, i cili ka kaluar nė Qeveri dhe nė lexim tė parė nė Parlament, do tė miratohet. “Pas miratimit nė Kuvendin e Kosovės, ky ligj pėrcakton pėr secilin si, kur dhe sa duhet paguar dhe shpresoj qė nė kėtė mėnyrė do tė rritet edhe pozita materiale e tyre”, shpjegon Hoxha, sipas tė cilit nė kėtė sektor janė tė punėsuar rreth 1 mijė e 650 persona.

Por Zenun Sadikaj, nga sindikata e kėtij shėrbimi, thotė se ligjin pėr tė cilin flet Hoxha nuk e kanė parė me sy.

“Nėse e ka parė Resmi Hoxha, askush nga ne nuk e ka parė atė ligj qė tė dimė se ēfarė thuhet nė tė. Me kė ėshtė konsultuar, ndoshta me ekspertė e tė tjerėt, por ne nuk dimė asgjė, apo nėse jemi tė kėnaqur apo jo me atė ligj”, thotė kryesidikalisti i Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, Zenun Sadikaj, i cili vetė ėshtė agronom me profesion, por punon si oficer korrektues nė Burgun e Dubravės.

Ky burg ėshtė institucion korrektues, i cili pėr nga madhėsia dhe numri i tė burgosurve, radhitet i treti dhe i pesti nė Evropė.

Fakte

Koeficienti i pagesės sė tė punėsuarve nė Shėrbimin Korrektues tė Kosovės ėshtė 5. Ata kanė pagėn bazė, e cila ėshtė 165 euro. Mė parė, plus kėsaj page, ata kanė marrė 52 euro pėr shkallėn e rrezikshmėrisė dhe pėrveē kėsaj, e kanė ushqimin, i cili llogaritet tė kushtojė 52 euro e 50 centė pėr person brenda muaji.
Por vitin e kaluar, pagės sė e tyre bazė prej 165 eurosh, u janė shtuar pėr rrezikshmėri nga 52 euro, nė 107 euro dhe ushqimi prej 52 euro e 50 cent, qė nė fund llogaritet se rroga e tyre ėshtė 324 euro e 50 centė. Kjo nė fakt ėshtė paga mė e ulėt e tė punėsuarve nė kėtė shėrbim, kurse ajo mė e larta ėshtė e komisarit tė kėtij shėrbimi, qė ėshtė 570 euro nė muaj. Nga 324.5 euro e deri nė 570 euro, pagat janė tė ndryshme, varėsisht nga hierarkia dhe pozitat. I tėrė ky shėrbim numėron 1 mijė e 650 tė punėsuar.

Vetėvendosja pėrkrah protestat


Lėvizja Vetėvendosje mbėshtet protestat e paralajmėruara tė punėtorėve tė Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, atyre tė gjykatave dhe prokurorive, Sindikatės sė Administratės publike, si dhe atė tė Administratės tatimore, tė cilėt kėrkojnė rritje tė pagave dhe kushte mė tė mira tė punės. Sipas njė komunikate pėr media, kjo lėvizje vlerėson se kėto protesta paraqesin njė zgjim tė shėrbyesve civilė dhe punėtorėve tė Kosovės, duke hedhur poshtė pohimet e Qeverisė se rritja e pagave ėshtė e pamundshme. Vetėvendosja ka reaguar edhe pėr kėrkesat e rritjes sė pagave dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė punės pėr policinė dhe punonjėsit shėndetėsorė, duke thėnė se kėrkesat e tyre janė minimale nė krahasim me nevojat Kosovės. Prej disa ditėsh, njė zinxhir i gjatė protestash po ndodh nė Kosovė, nga shėrbyes tė institucioneve vendore, tė cilat kėrkojnė kushte mė tė mira pune dhe kompensimi, pėr detyrėn qė bėjnė.


Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



 Chameleoni (... kur kreu mundet, pse s mundet te cegjlit ?): 8.02.10 në ora:16:15

Po me duket po vjen nje pranvere e nxehte !
E rekomandoj (+5)  Nuk e rekomandoj (-6)



 Sefa (Vushtrri): 8.02.10 në ora:13:45

Shumė e drejtė te protestohet ndaj padrejtėsisė. Parlamentarėt,qeveritaret p mjerresidenca i rrisin rrogat e veta kurse puntoret e mjerė vuejnė. Pra pushtetaret me shtepija luxoze, banesa etj. (veshtirė bėhen me njė rrogė sado e madhe tė jetė)
E rekomandoj (+40)  Nuk e rekomandoj (-5)



 Petiriti (Prishtine): 8.02.10 në ora:12:25

Po ju lutem keto s'jane protesta, keto jane nen kontroll te plote te Qeverise...
E rekomandoj (+23)  Nuk e rekomandoj (-18)



 analisti: 8.02.10 në ora:12:16

Si duket ne jemi mesu me dy e tri runde te shkojme, tani ne rundin e trete e kane radhen pensionistet, se boll u ba. Keta tonet as qe dojne me ni per neve pensionisteve. Ne vend qe keta pushtetaret tane t'i qajne halle tona dhe te kerkojne nga Serbia pagesat e pensioneeve qe na kane mbete borxh, sot e ate dite, del z.Mustafe Jashari e pirolla i qofte, dhe padit Serbine pran OKB-se per te drejtat e njeriut, per mospagesen e pensioneve te shqiptareve prej vitit 1998 e kendej.
E rekomandoj (+31)  Nuk e rekomandoj (-12)



 valon (prizren): 8.02.10 në ora:10:59

Bravo. Kerkoni te drejtat tuaja.
E rekomandoj (+42)  Nuk e rekomandoj (-6)



 Kreshnik (Prishtina): 8.02.10 në ora:10:37

O kush po qeveris, super i kemi punet.
E rekomandoj (+45)  Nuk e rekomandoj (-15)





Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Politika
Nacionale
Siguri
Ekonomi
exPRESS