Hashim Thaēi dhe Behgjet Pacolli kanė arritur marrėveshje koalicioni pėr Prizrenin. AKR do ta mbėshtesė PDKnė nė votimet e 31 janarit. Nėse Ramadan Muja konfirmohet si Kryetar, AKR merr Nėnkryetarin dhe tri Drejtori. Tė dielėn, ky koalicion pėrballet me Lidhjen pėr Prizrenin.
Kandidati i Partisė Demokratike tė Kosovės pėr Kryetar tė Prizrenit, Ramadan Muja, do tė mbėshtetet nga Aleanca Kosova e Re nė garėn elektorale tė 31 janarit.
Kjo ėshtė bėrė e ditur tė martėn nė mbrėmje nga Nėnkryetari i AKRsė, Ibrahim Gashi.
Nėse fiton Ramadan Muja nė garėn e 31 janarit, nė bazė tė marrėveshjes, AKRja do tė ketė postin e Nėnkryetarit dhe tri drejtori, ka thėnė Gashi, pėr Express.
Ai ka njoftuar se me shumicėn e votave tė Degės sė AKRsė nė Prizren ėshtė vendosur qė ti jepet mbėshtetje kandidatit tė PDKsė.
Marrėveshja PDK-AKR vjen pasi qė AKRja vendosi ta prishė koalicionin me LDKnė, kandidatin e sė cilės, Hanefi Muharremi, e kishte mbėshtetur nė raundin e dytė tė garės pėr Kryetar tė Prizrenit.
Marrėveshja PDK-AKR ėshtė konfirmuar edhe nga Ramadan Muja.
Por, ai ka shtuar se detajet e marrėveshjes do tė sqarohen ditėve tė ardhshme.
Marrėveshja ėshtė bėrė pa kushtėzime, ka thėnė Muja pėr Express.
Ndoshta ka ndonjė marrėveshje nė qendėr, por nė marrėveshjen qė ėshtė nėnshkruar sot nuk ėshtė diskutuar ndarja e posteve, ka thėnė ai, tė martėn, duke komentuar deklaratat e Nėnkryetarit tė AKRsė se posti i Nėnkryetarit - nėse fiton kandidati i PDKsė - do ti takojė AKRsė.
Ndryshe, Nėnkryetari i AKRsė, Ibrahim Gashi ka shpjeguar arsyet qė detyruan partinė e tij qė ta prishė koalicionin me LDKnė.
Arsyeja e parė ėshtė qė LDKja nuk mbėshteti kandidatin tonė pėr Kryetar tė Mitrovicės, Nexhmedin Spahiun, ka thėnė ai.
Arsyeja e dytė ėshtė se nė garėn pėr tė parin e Gjakovės, LDKja ndoshta edhe duke e dėmtuar veten, e ka ndihmuar kandidatin e AAKsė, duke e dėmtuar kandidaten e AKRsė, ka shtuar ai.
Sipas tij, AKRja ndihet mė afėr PDKsė nė shumė qytete.
Arsye tjetėr ėshtė se degėt tona nė njėmbėdhjetė prej qyteteve tė Kosovės ose kanė koalicione, ose kanė hyrė nė bashkėqeverisje me PDKnė. Dhe, nė asnjė vend me LDKnė. Kjo ėshtė edhe njė arsye qė edhe Presidenti Behgjet Pacolli ka kėrkuar qė ky bashkėpunim me PDKnė tė ndodhė edhe nė Prizren, ka sqaruar Gashi.
Shpërndaje artikullin:
Komentet