Ballina Lajme Nacionale

Foto: Ermal Meta, arkiv
Rrihet imami i Tunelit tė Parė

Nga Express  më 21.01.2010 në ora 16:39
Njė grup prej katėr personash kanė sulmuar fizikisht imamin e xhamisė nė Tunelin e Parė tė Mitrovicės. Policia e Kosovės ka njoftuar se rasti ėshtė raportuar tė ketė ndodhur rreth orės 12:20 min, pas faljes sė namazit tė drekės, nė xhaminė e Tunelit tė Parė.

“Policia ka takuar ankuesin, Imamin e xhamisė, i cili ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga grupi i katėr personave tė njohur pėr tė, menjėherė pas faljes sė namazit tė drekės. Ai mė tutje ka deklaruar se sulmuesit e tij, fillimisht kanė pritur rastin qė personat e tjerė qė gjendeshin nė xhami tė largohen nga aty ndėrsa mė pas tė njėjtit e kanė ftuar pėr bisedė imamin brenda xhamisė. Sulmuesit, mė parė kanė mbyllur derėn hyrėse tė xhamisė dhe mė pas, nė grup e kanė sulmuar fizikisht imamin duke mos lejuar qė persona tė tjerė tė hynin nė xhami pėr tė ndaluar sulmuesit”, thuhet nė njoftimin e policisė sė Kosovės.

Sipas policisė, imami i xhamisė ka pėsuar lėndime tė dukshme sipėrfaqėsore nė pjesė tė fytyrės dhe tė kokės ndėrsa pėr ndihmė tė parė ėshtė trajtuar nė shtėpinė e shėndetit nė Mitrovicė.

“Imami ėshtė dėrguar nė QKUK Prishtinė pėr njė kontroll tė detajuar pasi ankohej nė dhimbje koke si rezultat i goditjeve tė pranuara”, thuhet mė tej nė njoftimin e policisė.
Policia ka mbledhur informatat mbi sulmuesit e imamit dhe ėshtė nė kėrkim tė sulmuesve tė cilėt ende nuk janė lokalizuar. Mėsohet se pėrveē imamit tė xhamisė i cili ėshtė intervistuar nė cilėsi tė viktimės, policia ka siguruar edhe deklarata tė dėshmitarėve tė mundshėm tė kėtij rasti.

“Nė bazė tė informatave preliminare tė rastit tė raportuar besohet se motivet e kėtij sulmi qėndrojnė prapa kundėrshtimit tė njė grupi tė personave pėr caktimin e tij si imam nė kėtė xhami”, ka njoftuar policia.

Vet imami i xhamisė nė Tunelin e Parė, ka deklaruar se kishte qenė i kėrcėnuar edhe mė parė nga personat e njėjtė si rezultat i kundėrshtimeve tė disa individėve pėr caktimin e tij nė atė pozitė ndėrsa ka njoftuar policinė se ai ėshtė Imam legjitim i pėrzgjedhur nga Bashkėsia Islame pėr ushtrim tė detyrės sė tij zyrtare.

Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



Nuk ka komente.


Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Politika
Nacionale
Siguri
Ekonomi
exPRESS