Vijojnë shifra të larta: 12 vdekje dhe 645 raste me COVID-19 - Gazeta Express
string(59) "vijojne-shifra-te-larta-12-vdekje-dhe-645-raste-me-covid-19"

Vijojnë shifra të larta: 12 vdekje dhe 645 raste me COVID-19

Gazeta Express

23/11/2020 15:02

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 645 raste pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive.

Lexo Edhe:

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç)”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Express.

“Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.