VIDEO-LIVE/ Tensione në Fier, Basha mbërrin në godinë, demokratët e presin me protesta - Gazeta Express
string(83) "video-live-tensione-ne-fier-basha-mberrin-ne-godine-demokratet-e-presin-me-protesta"

VIDEO-LIVE/ Tensione në Fier, Basha mbërrin në godinë, demokratët e presin me protesta

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2022 11:39

Ndërsa pritet që të nisë takimi i kreut të PD Lulzim Basha, disa mbështetës të ish-kryeministrit Berisha po vazhdojnë të mblidhen përpara ambienteve të teatrit “Bylis” në Fier ditën e sotme.

Ata mbajnë në duar banderola dhe thërrasin “Basha ik”, “Demokratët të bashkohen”. Momentalisht nuk vihet re prani e uniformave blu, është pse më herët forca policie janë parë në gatishmëri për të shmangur incidentet.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër Berisha do të mbajë sot rreth orës 11:00 një takim me qytetarët dhe simpatizantë në qytetin e Shkodër. Aty demokratët kanë filluar të mblidhen në Pallatin e Sportit në orën 11:00, për të përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të PD në këtë qark.