Vazhdojnë luftimet në Azerbajxhan, vriten 28 separatistë armenë të Karabakut - Gazeta Express
string(75) "vazhdojne-luftimet-ne-azerbajxhan-vriten-28-separatiste-armene-te-karabakut"

Vazhdojnë luftimet në Azerbajxhan, vriten 28 separatistë armenë të Karabakut

Gazeta Express

28/09/2020 14:47

Zyrtarët e territorit të Nagorno-Karabakut, i cili kontrollohet nga armenët etnikë, thanë se 28 luftëtarë të tyre janë vrarë vetëm të hënën gjatë luftimeve kundër forcave të Azerbajxhanit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vrarëve në mesin e këtyre trupave separatiste shkoi në 59, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Forcat armene dhe azere e sulmuan njëra-tjetrën me artileri të rëndë për ditën e dytë me radhë të hënën për shkak të mosmarrëveshjes rreth kufirit në rajonin e kontestuar.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Ndërkohë Turqia e ka akuzuar Armeninë për pushtim të territoreve të Azerbajxhanit dhe ka thënë se do ta pëkrahë këtë të fundit në çdo formë.

Gazeta Express më herët ka publikuar pamje të siguruara nga tabloidi britanik, Daily Mail, ku tanket dhe sistemet kundërajrore shihen duke u goditur nga raketat dhe duke u përfshirë nga flaka e madhe.