Uran Ismaili në Pressing: Jo debat mes analistëve, le të kemi debat mes kandidatëve për Prishtinën - Gazeta Express
string(96) "uran-ismaili-ne-pressing-jo-debat-mes-analisteve-le-te-kemi-debat-mes-kandidateve-per-prishtinen"

Uran Ismaili në Pressing: Jo debat mes analistëve, le të kemi debat mes kandidatëve për Prishtinën

Lajme

Gazeta Express

24/09/2021 22:49

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK’së, Uran Ismaili, ka kërkuar që të zhvillohet një debat ndërmjet kandidatëve për kryetarë të kësaj komune, në mënyrë që t’i shpërfaqin programet politike përpara qytetarëve.

Ismaili, në një lidhje telefonike në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se Prishtinës po i mungon debati rreth kryeqytetit nga kandidatët, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë kom paraqit parqe, ato kanë dalë edhe nëpër harte, s’po di kush ka fole veç po du me ju përgjigj. Prishtina ka nevojë për hapësira të gjelbra dhe ka nevojë për t’i kriju ato. Ajo çka po i mungon Prishtinës është debati rreth saj. Mendoj që ajo e cila po na mungon realisht nuk është debati mes analistave, por ajo që duhet me qenë është debati mes kandidatëve. Sepse nuk i takon debatit për Prishtinës nga njerëz që po dalin me propozime të tyre mos me e pasë mundësinë qytetari i Prishtinës me i pa në debat njëri me tjetrin”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai iu është përgjigjur edhe pyetjeve të aktivistes Zana Avdiu lidhur me ndërtimin e tri parqeve të premtuara në rast se arrin të bëhet i pari i Prishtinës.

“Pyetjet s’kanë të bëjnë me plane. Sa i përket hapësirave të parkingjeve, QKUK është rregullu jashtëzakonisht më shumë sesa që duhet. Për mu ma me rëndësi ka qenë lista esenciale e barnave, e që e kom ndreqë e e kom reformu. Kur më flet dikush për çështje të QKUK’së kisha pasë qef me i vendos në prioritete. Toka për të cilat për parqe janë në Prishtinë, jo medoemos tokat për parqe duhet me qenë të Prishtinës. Ekziston edhe një procedurë për ndërrimin e tokave”, ka deklaruar ai.

“Toka për të cilat për parqe janë në Prishtinë, jo medoemos tokat për parqe duhet me qenë të Prishtinës. Ekziston edhe një procedurë për ndërrimin e tokave. Ideja me i realizu planet në Prishtinë nuk janë pa përpjekje. Ata të cilët mendojnë që ti mundesh me ardhë në një qytet që e kanë formën e vet, pa pasë përpjekje, atëherë nuk menaxhon asgjë”, ka shtuar tutje Ismaili i PDK’së. /Gazeta Express/