Tribunali Special kryen arrestimin e parë? Familjarët e zyrtarit të FSK-së thonë se ai u dërgua në Hagë - Gazeta Express
string(98) "tribunali-special-nis-arrestimete-para-familjaret-e-zyrtarit-te-fskse-thone-se-ai-u-dergua-ne-hage"

Gazeta Express

24/09/2020 12:05

Tribunali Special kryen arrestimin e parë? Familjarët e zyrtarit të FSK-së thonë se ai u dërgua në Hagë

Gazeta Express

24/09/2020 12:05

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot.

Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar nga EULEX-i, në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij.

Lexo Edhe:

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja pse u arrestua Mustafa.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.