Termocentralët lundrues i marrin buxhetit 94 mijë dollarë në ditë, si u gënjye për ndotjen mjedisore - Gazeta Express
string(99) "termocentralet-lundrues-i-marrin-buxhetit-94-mije-dollare-ne-dite-si-u-genjye-per-ndotjen-mjedisore"

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2023 16:54

Termocentralët lundrues i marrin buxhetit 94 mijë dollarë në ditë, si u gënjye për ndotjen mjedisore

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2023 16:54

Nga Erjola Jata

Gjatë krizës energjetike me të cilën u përballë vjet vendi ynë, qeveria shqiptare mori me qera dhe dy anije që funksiononin si TEC-e lundruese. Në 1 Janar duhet të kishte nisur prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocentralet lundruese në Vlorë, por anijet që i kushtuan Shqipërisë  qindra mijëra euro nuk kanë prodhuar ende asnjë megavatorë energji elektrike. Ministrja e energjisë Belinda Balluku deklaroi nw Dhjetor tw 2022:

Lexo Edhe:

““Për të ardhmen në energji ne kemi plane të rëndësishme dhe agresive, ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport”, deklaronte Balluku në dhjetor 2022.

Këtë deklaratë ajo do e përforconte edhe me “Ne tashmë kemi dy njësi gjeneruese të cilat janë gati për prodhim…”, deklaronte Balluku në 9 janar 2023.

Edhe pse nuk kanë prodhuar deri më sot asnjë kilovat orë energji, qeveria shqiptare përmes KESH po vazhdon të paguajë qiranë e termocentraleve lundrues të ankoruar prej shtatorit të kaluar në Triport të Vlorës. Janë 94 mijë dollarë që fluturojnë çdo ditë, ndërsa në total fatura është 68 milion dollarë.

“Për të ardhmen në energji ne kemi plane të rëndësishme dhe agresive, ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport”, deklaronte Balluku në dhjetor 2022.

Praktikisht me çmimet aktuale të energjisë në bursat e huaja dy termocetralet nuk prodhojnë energji me leverdi, por nuk kuptohet se si qeveria shqiptare nuk e ka marrë parasysh asnjë moment këtë fakt për të bërë një kontratë fleksibël. Jo vetëm kaq, por dy njësitë prodhuese të marra me qira nuk kanë marrë licencat e prodhimit nga enti rregullator i energjisë, një institucion ky që në fakt qeveria e ka nën kontroll të plotë.

Ende TEC-et pa lincencim

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi në shkurt 2023 shtyrjen me 30 ditë të afatit për licencimin veprimtarinë e prodhimit të energjisë nga TEC-et termikë lundrues në Gjirin e Vlorës për Korporatën Elektronergjetike Shqiptare.

Fillimisht grupi i punës argumentoi gjatë prezantimit se pezullimi ishte një variant që ata kishin marrë parasysh për shkak të mungesës së disa dokumenteve që duhet të paraqiteshin nga ana e Korporatës. Përveç pasqyrave financiare që janë detyrim i kësaj të fundit grupi argumentoi se pjesa tjetër e dokumenteve janë në hallka të ndryshme institucionale që nuk kanë lidhje me KESH. “Duke qenë se shoqëria KESH nuk ka plotësuar dokumentacionin ku një pjesë e tij lëshohet nga organe të tjera, vlerësohet të pezullohet vendimmarrja lidhur me KESH sha në veprimtarinë e prodhimit të energjisë nga TEC-i. Nga sa më sipër dhe në mbështetje të legjislacionit të pezullohet vendimi për KESH për TEC-in e lundrueshëm në Triport” tha grupi i punës. Kryetari i ERE Petrit Ahmeti nga ana e tij tha se kjo është një çështje që ka marrë vëmendje dhe interesi qeveritar dhe politik është i madh ndaj do të ishte e arsyeshme që shpjegimet e Korporatës të kërkoheshin në mënyrë më të detajuar në një seancave dëgjimore.

Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit mendohet të prodhojnë energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MWH.

Ndotja e mjedisit dhe frika për largimin e turistëve

Ato hasën në kundërshtimin e shoqatave të mjedisit, pasi djegia e naftës bruto, sipas tyre do të shkaktojë ndotje në mjedis, sikundër do të ndikojë në uljen e numrin e turistëve që vizitojnë zonën.

“Dua të siguroj të gjithë banorët e Vlorës, por edhe të gjithë vizitorët, që jemi munduar shumë për të gjetur dy anije që janë të ceritifikuara nga Banka Botërore, përsa i përket respektit të kushteve ambientale”- deklaroi më 5 prill ministrja e Infrastrutkurës dhe Energjisë Belinda Balluku, teksa ambientalistë dhe ekspertë të mjedisit vunë alarmin mbi ndikimet negative në mjedis nga vënia në punë e dy teceve lundruese të prodhimit të energjisë në Triportin e Vlorës.

Gjatë një konference me mediat, për prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik per rajonin e Ballkanit Perendimor, Emanuel Salinas, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë përgënjeshtroi publikisht deklaratën e zonjës Balluku kur tha:

“Banka Botërore nuk certifikon këto objekte në asnjë vend të botës dhe aktualisht ne nuk jemi pjesë e këtij operacioni. Ajo që ne i theksojmë qeverive, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe në vende të tjera është rëndësia që ka diversifikimi i burimeve drejt burimeve të gjelbra.” – u përgjigj për Faktoje Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë në një konferencë për shtyp.