Silvio Berlusconi drejt shërimit, ja kur pritet të lërë spitalin - Gazeta Express
string(63) "silvio-berlusconi-drejt-sherimit-ja-kur-pritet-te-lere-spitalin"

Silvio Berlusconi drejt shërimit, ja kur pritet të lërë spitalin

Lajme

Gazeta Express

03/05/2023 7:41

Ish-kryeministri i vendit Silvio Berlusconi pritet të dalë nga spitali San Raffaele në Milano në ditët në vijim.

Mediat italiane shkruajnë që nesër ai do të lërë spitalin. Kujtohet se politikani dhe biznesmeni italian, 86 vjeç, u shtrua në spital më 5 prill për shkak të një infeksioni respirator dhe një forme kronike të leukemisë .

Lexo Edhe:

Sipas njoftimeve të deritanishme mjekësore, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit në javët e fundit ka treguar një “përmirësim të ngadaltë por të vazhdueshëm”.