Siguri apo hakmarrje: Franca mbyll një xhami afër Parisit pas vrasjes së mësuesit Paty - Gazeta Express
string(85) "siguri-apo-hakmarrje-france-mbyll-nje-xhami-afer-parisit-pas-vrasjes-se-mesuesit-paty"

Siguri apo hakmarrje: Franca mbyll një xhami afër Parisit pas vrasjes së mësuesit Paty

Gazeta Express

21/10/2020 10:27

Autoritetet franceze kanë dhënë urdhër për mbylljen e përkohshme të një xhamia në periferi të Parisit si pjesë e masave kundër myslimanëve që kishin nxitur reagime kundër mësuesit tashmë të ndjerë, i cili kishte shfaqur para nxënësve karikatura të profetit Muhamed.

Xhamia e Madhe e Pantinit, që ndodhet në një distrikt me të ardhura më të ulëta në verilindje të Parisit, kishte shpërndarë një video në faqen e vet në Facebook para sulmeve në rrjetet sociale kundër mësuesit Samuel Paty.

Lexo Edhe:

Policia e vendosi njoftimin për mbylljen e xhamisë afër objektit të saj në kohën kur autoritetet premtuan kundërpërgjigje të ashpër kundër shpërndarësve të gjuhës së urrejtjes, predikuesve të sekteve të radikalizuara dhe të huajve që besohet se paraqesin kërcënim ndaj sigurisë në Francë.

Urdhri për mbyllje, i cili do të mbetet në fuqi për gjashtë muaj, thuhet se është marrë me qëllimin e vetëm të parandalimit të akteve të terrorizimit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga autoritetet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Presidenti francez, Emanuel Makron, ka thënë se është i shqetësuar nga ai që e quan separatizëm islamik, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmain, tha këtë javë se Franca po përballet me një armik nga brenda.

Pas sulmit, xhamia që publikoi videon doli me një deklaratë, në të cilën thuhet: “Nuk ka vend për dhunë në fenë tonë. Ne e dënojmë fuqishëm këtë egërsi”.