Sherr me armë midis kushërinjve, arrestohet njëri. Policia jep sqarime mbi ngjarjen - Gazeta Express
string(81) "sherr-me-arme-midis-kusherinjve-arrestohet-njeri-policia-jep-sqarime-mbi-ngjarjen"

Sherr me armë midis kushërinjve, arrestohet njëri. Policia jep sqarime mbi ngjarjen

Gazeta Express

19/01/2020 12:20

Një sherr midis kushërinjve për çështje pronësie ka përfunduar në përdorimin e armëve manovër.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valias në rrethinat e Tiranës, ku shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Lexo Edhe:

Njoftimi:

Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur Valias, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B,  shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat  i veprimeve të shpejta kanë  arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.