Qualcomm prezanton çipin i cili sjell AI dhe 5G tek smartfonët e segmentit të ulët - Gazeta Express
string(82) "qualcomm-prezanton-cipin-i-cili-sjell-ai-dhe-5g-tek-smartfonet-e-segmentit-te-ulet"

Qualcomm prezanton çipin i cili sjell AI dhe 5G tek smartfonët e segmentit të ulët

AutoTech

Gazeta Express

26/06/2023 21:48

Qualcomm prezantoi çipin e ri mobil për pajisjet buxhetor, Snadpragon 4 Gen 2. Ky rifreskim sjell disa përmirësime për smartfonët e segmentit të ulët dhe është dizajnuar për jetëgjatësi të shkëlqyer baterie me kompaninë që premton një ditë të plotë përdorim.

Qualcomm gjithashtu premton shpejtësi më të lartë të procesorit, kontektivitet 5G dhe përmirësim të kamerave.

Lexo Edhe:

Çipi mbështetet në bërthamën procesorike Qualcomm Kryo me frekuencë deri në 2.2Ghz. sjell teknologjinë e karikimit të shpejtë me kompaninë e cila premton 50 përqind karikim në vetëm 15 minuta.

Platforma mbështet ekranet FHD+ deri në 120fps. Snapdragon 4 Gen 2 gjithashtu mundësinë përmirësime serioze të cilësisë së kamerave siç është stabilizimi elektronik i imazhit, autofokus më i shpejtë, reduktim i imazheve të turbullta dhe zhurmës së imazhit.

Sigurisht ky produkt modern vjen në 2023 dhe nuk do të kishte kuptim pa u përmendur edhe inteligjenca artificiale e cila vjen në formën e përmirësimit të cilësisë së kamerave.

Sa i takon kontektivitetit, modemi X61 5G premton shpejtësi të larta dhe mbështetje të më shumë frekuencave. Brendet si Redmi dhe Vivo pritet të jenë të parët me smartfonët buxhetor që përdorin këtë çip. /PCWorld Albanian