Punësimi i të rinjve, "Superpuna" thotë se deri tash janë regjistruar 7 mijë biznese - Gazeta Express
string(81) "punesimi-i-te-rinjve-superpuna-thote-se-deri-tash-jane-regjistruar-7-mije-biznese"

Punësimi i të rinjve, “Superpuna” thotë se deri tash janë regjistruar 7 mijë biznese

Lajme

Gazeta Express

15/07/2023 11:42

“Superpuna”, platformë e krijuar nga Qeveria për punësimin e të rinjve, ka njoftuar se tashmë ka të regjistruar 7 mijë biznese, raporton Express.

Nga kjo platformë, kanë ftuar bizneset që duan të angazhojnë fuqi të re punëtore dhe të përfitojnë nga subvencioni i Qeverisë, që të regjistrohen.

Lexo Edhe:

“Nëse jeni biznes 🏢 dhe dëshironi të angazhoni fuqi të re punëtore 👨‍💼🧑‍🔧, e në të njejtën kohë të përfitoni nga subvencioni i Qeverisë 🤝, atëherë regjistrohuni në superpuna:  https://superpuna.rks-gov.net”, thuhet në postimin, që është shpërndarë edhe nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, për të lehtësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmë ndaj bizneseve në angazhimin e punëtorëve të rinj.