Nard Ndoka dha dorëheqjen nga PDK, sekretari: PD na preu në besë, hapim derën për reformim - Gazeta Express
string(87) "nard-ndoka-dha-doreheqjen-nga-pdk-sekretari-pd-na-preu-ne-bese-hapim-deren-per-reformim"

Shqiperi

Gazeta Express

04/05/2021 19:57

Nard Ndoka dha dorëheqjen nga PDK, sekretari: PD na preu në besë, hapim derën për reformim

Shqiperi

Gazeta Express

04/05/2021 19:57

Pas humbjes së dyfishtë, si të opozitës, që nuk erdhi në pushtet, por edhe faktit që nuk mori mandat në Shkodër, ku ishte i teti në listën e PD-së, Nard Ndoka dha dorëheqjen nga partia. Agron Prebibaj, zyrtar i PDK-së akuzon PD-në për prerje në besë, ndërsa hap dyert e partisë për një lidership të ri.

Postimi i plotë i Agron Prebibajt

Lexo Edhe:

DEMOKRISTIANËT U RRËZUAN, KOHA PËR RINGRITJE

U premë në besë, por gabuam!*KOMBI PO LËNGON!

Tashmë edhe shosha jonë nuk e zën dot më diellin, demokristianët sot janë të rrëzuar në gjunjë, kanë vra të dy gjunjët, absolutisht besuan por u prenë në besë, por sidoqoftë gabimi fatal vjen nga lidershipi demokristian i cili nuk diti të kapercejë sfiden politike, pa patur asnjëherë planin strategjik B, për tu përballur kokëlartë në betejën elektorale.

Kemi humbur dy beteja elektorale duke mos marrë pjesë në zgjedhje, në ato të 2017-ës pas “Çadrës së lirisë”, humbem edhe tani duke mos patur kandidat askund në Shqipëri, përjashto kreun e PDK-së Z.Nard Ndoka në Shkoder, edhe ky i vëndosur i 8-ti në listë i prerë në besë nga PD, për ta dorëzuar para bandave kriminale të votës në qarkun verior.

Ne Demokristianët nuk kemi përse qahemi, pasi ekspertët tanë e njohin shumë mirë anti-Demokristianizmin shqiptar e luften ndër vite e luftën për shëmbjen e demokracisë tonë e cila duhej të ishte ura lidhëse e Shqipërisë me Europën. Të dashur Demokristian!

Unë kam më shumë se gjysmën e jetës time që sherbej në pozicionin e shefit të medias së Demokristiane, ndaj dhe më duhet t’a ndaj me ju këtë dhimbje e dëshpërim politik të familjes tonë demokristiane.

Si senatori më jetëgjatë në PDK jam krenar se edhe kur humbëm, na vodhën e na prenë në besë, kurrë nuk u dorëzuam e kurrë nuk u duargjakosem, sot e vetmja parti shqiptare me pashë elektorale e pa duargjakosur, megjithëse ne edhe na kanë vrarë drejtues partie në degë të rëndësishme.

Sot është koha juaj; hapni dyer e dritare e merrni drejtimin e PDK-së.

Edhe lideri Zoti Ndoka edhe idealistët demokristianë, të gjitha degët afrojnë tërheqjen e vet për ta shëndrruar në bashkëpunim e përbashkim për një të ardhme të e fortë e stabile të faktorit demokristian. Dera demokristiane është e hapur që nga elita që jeton në Amerikë, Europë e Shqipëri.

Ne do afrojmë ekspriencen tonë ndër vite, do jemi pranë njëri-tjetrit. Nuk ka të dorëzuar përballë familjes së shëndoshë demokristiane, së bashku do bëjmë të munduren në sherbim të demokracisë kristiane, së bashku do ti sherbejmë kombit.

Kombi po lëngon, Demokriatianët, të demosdoshëm!

Agron Prebibaj, sekretar i medias PDK.