Lushnja që te enjten pa ujë, deputeti: Nesër del shampo për morrat, të rrojë partia! - Gazeta Express
string(80) "lushnja-qe-te-enjten-pa-uje-deputeti-neser-del-shampo-per-morrat-te-rroje-partia"

Shqiperi

Gazeta Express

25/12/2021 21:59

Lushnja që te enjten pa ujë, deputeti: Nesër del shampo për morrat, të rrojë partia!

Shqiperi

Gazeta Express

25/12/2021 21:59

Prej tre ditësh një pjesë e qytetit të Lushnjës është pa ujë të pijshëm. Disa banorë denoncuan se nuk furnizohen me ujë prej së enjtes dhe se problemi vazhdon.

Nuk kemi ujë. Po bën gati tre ditë. Nuk e dimë se cfarë problemi ka” tha njëri prej tyre.

Lexo Edhe:

Njoftimi i fundit nga Ujësjellës Kanalizime Lushnje është ditën e djeshme. “Duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimin duam tju njoftojmë se vazhdojne punimet per lidhjen e tubacionit kryesor nga rotondo e Grabianit deri ne stacionin e pompave Virovë nga G.P.G Company.

Aktualisht eshte duke u punuar ne 8 pika te ndryshme. Punimet parashikohet te zgjasin deri ne oret e vona. Do tju njoftojmë së shpejti për vijimësinë e shërbimit të furnizimit me ujë”.

Për situatën ka reaguar edhe deputeti i PD-së në Lushnje Saimir Korreshi përmes një postimi në Facebook duke akuzuar pushtetin vendor dhe qendror.

“U be pika e ujit sikur te ishte shampanje! I kishin harruar njerezit kovat e ujit si ngjiteshin deri ne kat te 6. Por Partia nuk fle ju kthen pas ne kohe. Sa dite u bene pa ujë? Dini gje?

Guxoni te mos e paguani nje muaj faturen e ujit i gjeni xhelatet te dera e shtepise, ndersa kur ke tre dite pa pik uji faji ngelet jetim.

Neser del shampo per morrat per te tjerat furçe me fije metalike. Krishtlindje te mbara vetem mos hani shume se skeni ku shkoni ne banje edhe lokalet i kane kyçur banjot. Te rroje Partia” shkruan ai.