Lucas Perez pagoi gjysmë milioni euro për t'u rikthyer te klubi i tij i zemrës - Gazeta Express
string(77) "lucas-perez-pagoi-gjysme-milioni-euro-per-tu-rikthyer-te-klubi-i-tij-i-zemres"

Lucas Perez pagoi gjysmë milioni euro për t’u rikthyer te klubi i tij i zemrës

Sport

Gazeta Express

02/01/2023 19:37

Lucas Perez ka paguar një pjesë të tarifës së transferimit të tij për të siguruar një rikthim në Deportivo La Coruna.

Sulmuesi ishte duke luajtur në La Liga për Cadiz, ku ishte golashënuesi më i mirë i tyre këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Perez e donte ribashkimin me Deportivon pasi ai “nuk mund të duronte” duke e parë skuadrën në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

Deportivo La Courna aktualisht është në vendin e katërt në Primera Federacion, katër pikë prapa liderit të ligës, Cordoba, pas 17 xhirove të zhvilluara.

Perez, i cili ka afër 100 paraqitje për Deportivon në dy periudha, tani do të kërkojë të kthejë skuadrën në kategorinë e dytë dhe pastaj në elitën e futbollit në Spanjë.

34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë, por nëse skuadra galike arrin promovimin, kontrata mund të bëhet për tre vjet e gjysmë.

Ai gjithashtu do të ketë mundësinë të marrë një pozitë të rëndësishmë në klub.

“AS” raportoi se ish-sulmuesi i Arsenalit u përpoq të kthehej te Deportivo gjatë verës, por presidenti i Cadiz, Manuel Vizcaino, nuk u ndjeu se “nuk ishin kushtet e duhura për shitjen e tij”.

Këtë herë Vizcaino ra dakord të negocionte dhe Perez bëri lëvizjen të ndodhte duke mbuluar një pjesë të tarifës së transferimit. Transferimi u realizua për 1 milion euro, kurse Perez pagoi 500 mijë euro nga xhepi i tij.

Sulmuesi spanjoll pritet të debutojë të dielën me Deportivo La Corunan, në ndeshjen kundër Unionistas. /Gazeta Express/