Libra të rinj / Arjola Zadrima: Po të due unë - Gazeta Express
string(42) "libra-te-rinj-arjola-zadrima-po-te-due-une"

Libra të rinj / Arjola Zadrima: Po të due unë

Arte

Gazeta Express

04/04/2022 15:02

Shtëpia botuese Bard Books ka nisur një seri botimesh, të kuruar nga Donika Dabishevci, në kolanën Safo. Në prezantimin e radhës kemi vëllimin “Po të due unë”, të poetes Arjola Zadrima

Arjola Zadrima (1979) ka kryer studimet për gjuhë dhe Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Deri tash ka botuar dy libra me poezi.

Lexo Edhe:

Veprat e autores: A ban me m’lshue pak rrugë (2006), Carpe Diem (2018).

Temën e dashurisë Arjola Zadrima e shoshit ne librin e saj të fundit me poezi. Poetja i drejtohet tjetrit ose muzës se poezisë ose vetë dashurisë ne veten e tretë. Gjuha e përdorur në poezi është shumë e thjeshtë por tunduese njëkohësisht.

Nganjëherë autorja i shkruan edhe vetës, tek poezia Ditët e mia vërejmë një ton me të lehtë por edhe të ndjeshëm gjithsesi.

Mungesë

Me e dashtë mungesën tande

Pa bza,

Me ta marr puthjen e lamtumirës

Pa kja,

Edhe aromën me ta përpi

Në çast…

Se jeta, njaty asht

Ndër maje gishtash që puthiten

Në rrokje kohësh

A puthje të vjeshta,

Në shtrëngime e lëshime gulshesh.

Në andrra të brishta

Mbas derës së natës ku mbretnin heshtja.

Tash qit kam marrë erë

E di, se dashnia asht ma e fortë se vdekja.

/Arjola Zadrima: “Po të due unë”, botoi “Bard Books”, Prishtinë, 2022

Përgatiti Donjeta Abazi

/Gazeta Express