Lepenci e fiton me rezultat zyrtar 3:0 lojën e dhunshme me Sharrin - Gazeta Express
string(65) "lepenci-e-fiton-me-rezultat-zyrtar-30-lojen-e-dhunshme-me-sharrin"

Lepenci e fiton me rezultat zyrtar 3:0 lojën e dhunshme me Sharrin

Futboll

Gazeta Express

04/03/2024 14:31

Lepenci e ka fituar me rezultat zyrtar, 3:0 ndeshjen me plot incidente ndaj Sharrit.

Futbollistët e ekipit nga Kaçaniku u sulmuan fizikisht nga lojtarët vendës në Han të Elezit, ndërsa minibusi i tyre u sulmua me gurë nga tifozët vendës, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Dhe sot, Lepenci njofton se Komisioni i Garave i Ligës së Dytë ka vendosur që ndeshja e ndërprerë mes këtij klubi dhe Sharrit, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.

Ndërkohë, për klubin e Sharrit priten dënime të tjera pas lëshimeve të mëdha në organizim të lojës. /Gazeta Express/