Lahi Brahimaj: Gjykata Speciale e njëanshme, operacionet në Kosovë ishin të panevojshme - Gazeta Express
string(85) "lahi-brahimaj-gjykata-speciale-e-njeanshme-operacionet-ne-kosove-ishin-te-panevojshme"

Gazeta Express

06/11/2020 21:33

Lahi Brahimaj: Gjykata Speciale e njëanshme, operacionet në Kosovë ishin të panevojshme

Gazeta Express

06/11/2020 21:33

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Lahi Brahimaj thotë se Gjykata Speciale është e njëanshme por ai është i gatshëm t’i përgjigjet një ftese të saj.

“Edhe pse për mua kjo Gjykatë është e njëanshme prapë se prapë parlamenti i Kosovës e ka votu, unë e respektoj votën shumicë të parlamentit dhe duhet me shku deri në fund”, tha Brahimaj për RTK’në.

Lexo Edhe:

“Lufta e UÇK’së është e pastër dhe në fund do të ngadhënjejë e vërteta”, shtoi ai.

Brahimaj tha se ish-bashkëluftëtarët e tij janë shprehur të gatshëm të punojnë me Dhomat e Specializuara, prandaj sipas tij, veprimet në Kosovë për arrestimin e tyre, ishin të panevojshme.

“Mendoj se ka qenë e panevojshme sepse prej rastit të parë Limaj, kur është ngrit aktakuza e parë në Hagë, Limaj dhe të tjerët kanë shku në Hagë dhe pothuajse asnjëherë nuk ka pasur diçka ndaj dëshmitarëve. Edhe Haradinaj dhe ne të tjerët i jemi përgjigjur Gjykatës”, tha Brahimaj.

“Të gjithë të ftuarit në Hagë për intervista kanë shku vullnetarisht dhe nuk ka pasur ndonjë incident ose bojkot të drejtësisë”, përfundoi ai.